business

Kontroller (2)

  • star Publikuar: 19-09-2023
  • star Skadon: 01-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1158

Korporata LIRIDONI DISTRIBUTION SH.P.K. është përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe korporatë e distribuimit të produkteve të ndryshme, e organizuar në katër (4) njësi në qytete të ndryshme të Kosovës, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë, me qëllim të plotësimit të vendit të punës me datë 19 shtator 2023, shpall këtë:

K O N K U R S

Për pozitën:

  1. Kontroller – Dy (2) pozita;
  • Vendi i Punës: Prishtinë
  • Departamenti: I Financave dhe Kontabilitetit
  • Raporton: Udhëheqëses së Financave dhe Kontabilitetit

Detyrat kryesore:

  • Analizon artikujt e deposë dhe verifikon të dhënat e ndryshme;
  • Kontrollon stokun e kompanisë duke u kujdesur që nëpërmjet regjistrimit dhe kontrollit periodik të verifikojë gjendjen fizike dhe gjendjen në sistem;
  • Bënë regjistrimin dhe kontrollimin për hyrjen dhe daljen e mallit nga depotë dhe për organizimin e liferimit të mallit;
  • Raporton në baza ditore, javore dhe mujore për gjendjen e stokut sipas afateve;
  • Siguron informacion dhe raporton rregullisht për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara;
  • Raporton per stokun e kompanisë per mungesa, demtime
  • Vlerëson efektivitetin dhe efikasitetin e operacioneve dhe proceseve të punës në Depo;
  • Kryen kontrollime të çastit dhe auditime të ndryshme jashtë procedurës së paraparë;
  • Bënë evidentimin e faturave të pranuara në raport me gjendjen e stokut në depo;
  • Përkujdeset për mirëmbajtjen e sistemit HACCAP apo standardeve tjera në Depo;
  • Kryen edhe punë të tjera të ndërlidhura me pozitën e punës, sipas kërkesës së udhëheqësit direkt apo menaxhmentit.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar nivelin e studimeve Bachelor në drejtimin Ekonomik apo të ngjajshme;
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe hulumtuese;
  • Të ketë njohuri të paketës Microsoft Office dhe programeve të financave;
  • Të ketë së paku gjashtë (6) muaj në profil të ngjashëm të punës;
  • Të ketë integritet të lartë profesional;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i/e gatshëm të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

Ne ofrojmë:

  • Respektim përtej kërkesave ligjore nga legjislacioni i punës në Republikën e Kosovës;
  • Mundësi dhe përkrahje në zhvillim dhe avansim në karrierë;
  • Pagë konkurruese dhe të dinjitetshme;
  • Sigurim shëndetësor;
  • Punë nga e hëna në të premten;
  • Ambient dhe atmosferë të shkëlqyeshme të punës.

Aplikimin tuaj mund ta bëni në këto forma:

  • CV-në dhe dëshmitë mbi përvojën tuaj mund t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected] të plotësuar me pozitën për të cilën aplikoni;
  • mund të paraqiteni për plotësimin e aplikacionit në objektin e LIRiDONI DISTRIBUTION SH.P.K. në Magjitralen Prishtinë – Ferizaj, km.7, Llapnasellë, Graçanicë, ose
  • duke plotësuar të dhënat tuaja përmes linkut në vijim: https://liridoni-kos.com/sq/karriera-liridoni-distribution/.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 01.10.2023 në ora 17:00. Aplikaconet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.