business

Administrator i Rrjetit

  • star Publikuar: 22-12-2023
  • star Skadon: 31-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Cacttus SH.A.
Kategoritë Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1263

Administrator I Rrjetit

Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:

  • Instalon, konfiguron, administron dhe mirëmban të gjitha komponentët e rrjetave (Router,
    Firewall, Switch, VOIP dhe pajisje tjera të rrjetës) që janë pjesë e infrastrukturë së TI-së
    Konfiguron dhe mirëmban ndërlidhjet (VPN) me institucionet tjera.
  • Analizon kërkesat për ndryshim ose shtim të funksioneve në rrjetin e dhe ofron
    zgjidhje adekuate.
  • Bashkëpunon ngusht me administratorët dhe teknikët brenda divizionit dhe me zyrtarët e
    Divizionit të Sigurisë së Informacionit dhe Vazhdimësisë së Punës.
  • Trajton gjetjet nga monitorimet dhe raportet e sigurisë së informacionit.
  • Zgjidh problemet që raportohen nga shfrytëzuesit e brendshëm dhe të jashtëm të rrjetit
  • Monitoron dhe bën matje të performancës së komponentëve të rrjetave, duke përfshirë
    pajisjet në shfrytëzim nga shfrytëzuesit e jashtëm.
  • Mirëmban licencat dhe komunikon me ofruesit e shërbimeve të jashtme.
  • Planifikon dhe ofron zgjidhje bazuar në matjet e komponentëve për të siguruar
    vazhdimësinë dhe sigurinë e shërbimeve të rrjetit.
  • Mirëmban dokumentim të konfigurimeve, krijon procedura dhe manuale për të gjitha
    pajisjet dhe shërbimet për të cilat është përgjegjës.
  • Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit në hierarkinë e Departamentit të Teknologjisë
    Informative

Kualifikimet dhe përvoja:

  • Shkallë bachelor në shkenca kompjuterike
  • Preferohen certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Administratorit të rrjetit, CCNP, PCNSA, JNCIA.
  • Përvojë 2 vjeçare në administrim të rrjetave. Përvojë në sigurinë e rrjetave është e preferueshme.
  • Gjuha angleze e preferuar

    Të gjithë kandidatët e interesuar duhet ta dërgojnë CV-në, në: [email protected] , ose permes sistemit Apliko ketu. jo më larg se data 31.12.2023. Ju lutemi që në subject line të emailit, ta vendosni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu