Kompani
Cacttus SH.A.
Kategoritë
Teknologji Informative - ICT
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1218
Administrator I Rrjetit
Përgjegjësitë dhe detyrat e punës:
- Instalon, konfiguron, administron dhe mirëmban të gjitha komponentët e rrjetave (Router,
Firewall, Switch, VOIP dhe pajisje tjera të rrjetës) që janë pjesë e infrastrukturë së TI-së
Konfiguron dhe mirëmban ndërlidhjet (VPN) me institucionet tjera.
- Analizon kërkesat për ndryshim ose shtim të funksioneve në rrjetin e dhe ofron
zgjidhje adekuate.
- Bashkëpunon ngusht me administratorët dhe teknikët brenda divizionit dhe me zyrtarët e
Divizionit të Sigurisë së Informacionit dhe Vazhdimësisë së Punës.
- Trajton gjetjet nga monitorimet dhe raportet e sigurisë së informacionit.
- Zgjidh problemet që raportohen nga shfrytëzuesit e brendshëm dhe të jashtëm të rrjetit
- Monitoron dhe bën matje të performancës së komponentëve të rrjetave, duke përfshirë
pajisjet në shfrytëzim nga shfrytëzuesit e jashtëm.
- Mirëmban licencat dhe komunikon me ofruesit e shërbimeve të jashtme.
- Planifikon dhe ofron zgjidhje bazuar në matjet e komponentëve për të siguruar
vazhdimësinë dhe sigurinë e shërbimeve të rrjetit.
- Mirëmban dokumentim të konfigurimeve, krijon procedura dhe manuale për të gjitha
pajisjet dhe shërbimet për të cilat është përgjegjës.
- Detyra tjera që i caktohen nga përgjegjësit në hierarkinë e Departamentit të Teknologjisë
Informative
Kualifikimet dhe përvoja:
- Shkallë bachelor në shkenca kompjuterike
- Preferohen certifikime përkatëse që lidhen me rolin e Administratorit të rrjetit, CCNP, PCNSA, JNCIA.
- Përvojë 2 vjeçare në administrim të rrjetave. Përvojë në sigurinë e rrjetave është e preferueshme.
- Gjuha angleze e preferuar
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet ta dërgojnë CV-në, në: [email protected] , ose permes sistemit Apliko ketu. jo më larg se data 31.12.2023. Ju lutemi që në subject line të emailit, ta vendosni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen
Apliko shpejtë përmes sistemit!
Apliko këtu