business

Ftesë për Ofertë: Blerje/ marrjen me qira "Tendë me pajisje përcjellëse"

  • star Publikuar: 02-05-2024
  • star Skadon: 13-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 649

FTESE PËR OFERTË

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve në kuadër të të gjitha projekteve dhe aktiviteteve të planifikuara është e interesuar për Blerjen/ Marrjen me qira të një tende me pajisje përcjellëse për organizimet tradicionale me fëmijët e SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

LOT 1 Tendë për blerje

  • Tendë 5x5 metra dhe;
  • Tendë e madhe; çmimi për metër katror

Ofertuesit për LOT 1 bashkë me ofertën duhet të dorëzojnë:

  1. Certifikatën e Regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Cmimet në euro pa tvsh
  3. Oferta duhet të jetë e specifikuar me çmime të ndara sipas kërkesës
  4. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur/ ose me logo zyrtare
  5. Ofertuesit për shitje të specifikojnë çmimin e montimit (e preferuar)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë
  • Pas plotësimit të kritereve të lartë permendura, cmimi më i lirë

LOT 2 Tendë me qira përfshirë montimin me pajisje përcjellëse

  • Tendë 5x5 metra me montim (për gjithë ditën);
  • Tendë e madhe me montim çmimi për metër katror (për gjithë ditën);

Për të dy tendat e preferuar të ketë edhe pajisjet përcjellëse si më poshtë:

  • Tavolinë koktelli;
  • Tavolinë normale e punës për promovim të produkteve të organizatës;
  • Karrige plastike;
  • Panelë ndarës (2x2x.2.5m);
  • Flladitëse ajri me ujë 30kw;
  • Flladitëse ajri 30 kw;

Gjatë vitit do të organizohen deri katër aktivitete sipas datave në vijim

  • 15 maj – dita e familjes
  • 1 qershor- dita e fëmijëve
  • Java e 20 nëntorit – java e mbrojtjes
  • Shtator Fushata MovelI T4 SOS

Ofertuesit për LOT 2 bashkë me ofertën duhet të dorëzojnë:

  1. Certifikatën e Regjistrimit të biznesit/ NUI
  2. Cmimet në euro pa tvsh
  3. Oferta duhet të jetë e specifikuar me çmime të ndara sipas kërkesave të mësipërme.
  4. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur/ose me logo zyrtare Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (10 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit sipas kërkesës sonë
  • Pas plotësimit të kritereve të lartë permendura, cmimi më i lirë

Ju mund të ofertoni për një llot ose për të dy llotet përnjëherësh

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 13.05.2024 në email adresën: [email protected]