business

Punonjës i Shitjes në Terren

  • star Publikuar: 18-04-2025
  • star Skadon: 18-05-2025
Kompani Beta Tech
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 149

Punonjës i Shitjes ne Terren

Rreth Nesh:

BetaTech është një kompani dinamike dhe në rritje në fushën e teknologjisë infomative, e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve cilësore për klientët tanë. Me një fokus të veçantë në kënaqësinë e klientit, inovacionin dhe integritetin, jemi në kërkim të një Punonjësi të Shitjes në Terren të motivuar për t’u bërë pjesë e suksesit tonë.

Përshkrimi i Pozitës:

Si Punonjës i Shitjes në Terren, do të luani një rol kyç në zgjerimin e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët tanë. Do të jeni përgjegjës për promovimin dhe shitjen e produkteve të kompanisë, arritjen e objektivave të shitjes dhe ofrimin e një shërbimi të shkëlqyer ndaj klientit.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të BetaTech te klientët ekzistues dhe potencialë
  • Asistimi i menaxherit të shitjes në përgatitjen e porosive sipas nevojave të klientëve
  • Të mësojë shpejt veçoritë e produkteve dhe dallimet ndërmjet tyre
  • Menaxhimi i marrëdhënieve me klientët dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera
  • Promovimi i produkteve dhe realizimi i shitjeve direkte
  • Mbajtja e kontakteve të rregullta me klientët dhe përmbushja e kërkesave të tyre
  • Përgatitja dhe shpërndarja e porosive në terren
  • Zbatimi i procedurave për pranim-dorëzimin e mallit në kompani dhe në terren
  • Vizita të rregullta dhe takime me klientët aktualë dhe potencialë
  • Këshillimi i klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuara sipas nevojave të tyre
  • Ruajtja dhe sistemimi i mallit në hapësirat përkatëse të kompanisë
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës

Kualifikimet e Kërkuara:

  1. Përvojë pune në sektorin e shitjes (në IT përbën përparësi)
  2. Aftësi të mira menaxheriale dhe vendimmarrëse
  3. Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantim dhe negocim
  4. Patentë shoferi, kategoria B (obligative)
  5. Njohuri bazike në Word, Excel, PowerPoint dhe Outlook
  6. Aftësi për të punuar nën presion dhe në mënyrë të pavarur

Çfarë Ofron BetaTech:

  • Ambient pune bashkëpunues dhe motivues
  • Mundësi zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë
  • Pagesë konkurruese dhe bonuse të lidhura me performancën
  • Mbështetje nga ekip profesional dhe trajnime të rregullta

Si të Aplikoni:

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e email-it [email protected] , me subjektin: “Punonjës i Shitjes ne Terren “.

Afati i aplikimit deri më 18.05.2025.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.