business

Agjent/e shitjesh (për shitje të banesave)

  • star Publikuar: 01-12-2023
  • star Skadon: 08-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Lesna Ndërtimi
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2634

KONKURS

Kompania “Lesna Ndërtimi” Prishtinë, me lokacion në Magjistralën Prishtinë -Fushë Kosovë, Rr. Elez Berisha, Nr.4, shpallë konkurs për pozitën:

  • Agjent/e shitjesh (për shitje të banesave) 1 Pozitë

PËRGJEGJËSITË:

  • Prezentimi dhe shitja e palujtshmërive: banesa, lokale afriste,vendparkime dhe bodrume,
  • Dhënja e informatave për blerësit potencial për projektet e banesave, lokaleve afriste, vendparkimeve dhe bodrumeve, dhe të ngjajshme,
  • Komunikimi me blerësit negocimi dhe përgatitja e dokumentacionit për realizimin shitjes,
  • Aftësi për ti kuptuar kërkesat dhe nevojat e blerësve, specifikat e kërkuara teknike dhe mundësitë e tyre,
  • Përgaditja e ofertave me të dhënat e palujtshmërisë,
  • Përpilimi i raporteve të shitjeve të realizuara dhe angazhimeve.

KËRKESAT/AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor në lëmitë përkatëse),
  • Përvojë pune si agjent i shitjes apo në lëmi të përafërta.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe afësi të shprehura për t’i udhëzuar blerësit të gjejnë pronat sipas kërkesave të tyre.
  • Njohuri kompjuterike të Microsoft Office.
  • Njohja e ndonjë gjuhe të huaj konsiderohet përparësi,
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Posedimi i patent shoferit.

Të gjithë të interesuarit për këto pozita, CV-të e tyre, dokumentet e aplikuesit për njohuritë në lëmitë përkatëse, si dhe të gjitha informacionet tjera shtesë, duhet ti dërgojnë në e-mail adresën: [email protected]

Për informata shtesë mund të informoheni në nr. e tel: 044/ 779 977 dhe 044/ 992 299 nga ora 08.00 deri në 16.00

Data e fundit për dërgimin e aplikacioneve është 08.12.2023.