business

Menaxher i përgjithshëm  M/F, Asistente e Shitjes (F), Serviser i Paisjeve elektronike (M), Praktikant Serviser i Paisjeve elektronike (M), Monter i paisjeve dhe Punë të përgjithshme

  • star Publikuar: 29-05-2023
  • star Skadon: 04-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 4804

RROTA Smart Electronics një kompani inovative dhe lider në tregun e Kosovës në fushën e micromobility dhe produkteve smart, me rastin e zgjerimit të aktivitetit të punës dhe për nevojat e kompanisë, shpall konkurs pune për këto pozita:

1 x Menaxher i përgjithshëm M/F

1 x Asistente e Shitjes (F)

1 x Serviser i Paisjeve elektronike (M)

1 x Praktikant Serviser i Paisjeve elektronike (M)

1 x Monter i paisjeve dhe Punë të përgjithshme

_________________

1 x Menaxher i përgjithshëm M/F

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Orari: E hënë – e shtune 09:00-18:00

Paga: 800.00€ / me mundësi rritje

Kushtet e përgjithshme:

  • Së paku 5 vite përvojë pune në fushën e menaxhimit të biznesit apo të ngjashme (obligative)
  • Fakultetit i përfunduar obligativ, përparësi fushat ekonomike dhe menaxhim biznesi
  • Njohje shumë e mire e gjuhës angleze si dhe posedimi i patent shoferit

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Hartimi i politikave zhvillimore të kompanisë
  • Përcjellja e mbarvajtjes së përgjithshme, e blerje /shitjeve, stoqeve, porosive, punëtorëve
  • Përcjellja e tregut vendor dhe ndërkombëtar, e produkteve innovative në nivel global, e trendeve të shitjes,
  • Menaxhimi i pikave shitëse në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren
  • Menaxhimi i përgjthshëm i servisimit, produkteve nën garancion, pjesëve reserve
  • Mbikqyrja e përgjithshme e rrjedhës së shitjeve dhe marketingut
  • Përgatit planin për zhvillimn e nëndegëve të reja dhe produkteve të reja, harton strategjitë zhvillimore (planin e shitjes, objektivat, metodat, aktivitetet etj.)
  • Negociimi me shitësit me shumicë, furnzimeve dhe kontraktimeve të ndryshme
  • Kujdeset për brandet, imazhin dhe për asetet e kompanisë.
  • Asistimi në shitje me raste, sipas nevojës
  • Raporton tek Drejtori menaxhues dhe Pronari

1 x Asistente e Shitjes për pikën shitëse në Fushë Kosovë (F)

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Orari: E hënë – e shtune ( 8 orë )

Paga: 350.00€ / me mundësi rritje

Kushtet e përgjithshme dhe Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkolla e mesme e përfunduar (obligative) ndërsa fakulteti konsiderohet përparësi
  • Përvoja e punës minimum 1 vit nga fusha e shitjes
  • Kërkohet aftësi në Shitje direkte, kujdes ndaj konsumatorëve, pastrimi dhe mirëmbajtja e produkteve në ekspozim, regjistrimi i shitjeve dhe pranimi i produkteve në servis.
  • si dhe kërkohen njohuri nga kthimi i mesazheve në rrjete sociale në rast nevoje.
  • Puna provuese me pagesë: 1 MUAJ

1 x Serviser i Paisjeve elektronike (M)

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Orari: E hënë – e shtune ( 8 orë )

Paga: 450.00€ / me mundësi rritje / mundësi negocimi në bazë të përvojës

Kushtet e përgjithshme dhe Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Servisimi i paisjeve elektronike kryesisht nga ato të brendit Rrota
  • Servisimi i pllakave elektronike dhe Servisimi i baterive (njohuri bazike, me mundësi avansimi)
  • Përvoja e punës (Minimumi 1 vit përvojë pune)
  • Njohuri të produkteve nga brendi Rrota
  • Puna provuese me pagesë 1 muaj

1 x Praktikant Serviser i Paisjeve elektronike (M)

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Orari: E hënë – e shtune ( 8 orë )

Paga: 250.00€ / me mundësi punësimi

Kushtet e përgjithshme dhe Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkolla e mesme e përfunduar obligative (pranohen edhe stundentë apo të diplomuar në fushën elektroteknik, etj.)
  • Asistimi në Servisimin e paisjeve elektronike kryesisht nga ato të brendit Rrota
  • Asistim në ndërrimin e gomave dhe punë mekanike kryesisht me produktet elektronike
  • Montimi dhe demontimi i produkteve në servis
  • Montim i produkteve të reja
  • Njohuri të përgjithshme mbi produktet nga brendi Rrota
  • Puna provuese me pagesë 1 muaj

1 x Monter i paisjeve dhe Punë të përgjithshme (M)

Vendi i punës: Fushë Kosovë

Orari: E hënë – e shtune ( 8 orë )

Paga: 400.00€ / me mundësi rritje

Kushtet e përgjithshme dhe Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Shkolla e mesme e përfunduar obligative
  • Patent shofer kategoria B
  • Mirëmbajtja e depos, palimi i produkteve, kontrollimi i stokut
  • Montimi i produkteve, skuter, motor, makina për fëmijë etj
  • Montim i gomave të produkteve, në rast nevoje
  • Dërgimi i porosive tëk pikat shitëse apo klientet, në rast nevoje
  • Furnizimi me materiale shpenzuese për nevoja të kompanise, në rast nevoje
  • Punë dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi në këtë fushë

RROTA SMART ELECTRONICS
Fushë Kosovë (km.3)

Fb/Insta: Rrota Smart Electronics

  • Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]
  • Në Aplikim shëno pozitën për cilën aplikoni
  • Konkursi mbetet i hapur deri me 04.06.2023
  • Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen