Kompani
Kosmonte Foods
Kategoritë
Shitje
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Mitrovicë, Vushtrri
Shikime
1088
Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për:
Pozita: Supervisor i Shitjes HoReCa për regjionin Vushtrri / Mitrovicë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përgjegjës për kontrollim, mbikëqyrje dhe monitorim të produkteve në pikat shitëse;
- Vlerëson dhe mbikëqyrë punën e stafit që ka nën mbikëqyrje;
- Bashkpunon ngushtë me stafin e shitjes për plasim dhe pozicionim maksimal të produkteve të kompanisë;
- Monitoron gjendjen e stoqeve dhe organizon shitjen e produkteve në pikat shitëse;
- Përcjell produktet në shitje dhe angazhohet për shitje maksimale të gamës së produkteve;
- Komunikon me stafin e shitjës në lidhje me të gjitha çështjet, kërkesat apo problematikat që mund të hasin në teren;
- Përgatit apo përkrahë sipas nevojës kërkesat për porosi të mallrave për të gjithë stafin e shitjës;
- Ndihmon dhe udhëzon stafin e shitjes për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata;
- Viziton dhe bashkëpunon me partnerët afarist të kompanisë në lidhje me të gjitha çështjet që ndërlidhen me shitje;
- Harton raportet periodike mbi rezultatet e arritura për përsonat përgjegjës;
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Lartë;
- Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të shitjes;
- Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
- Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
- Preferohet përvojë pune në shitje.
Të gjithë kandidatët e interesuar, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postes elektronike: [email protected]
Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.
Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.
Konkursi mbetet i hapur deri më: 23.02.2024.
Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com