Islamic Relief Kosova
Njoftim për furnizim me artikuj për pako ushqimore – Ramazan 2026
Data e përgatitjes së njoftimit: 09/01/2026
T- 01/2026
Detajet për kontakt:
| Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat | ||
| Qyteti: Prishtinë | Kodi postar: 10000 | Vendi: Prishtinë |
| Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova | Telefoni: 038/232-431 Mobil:+383 44 239 349 Email: [email protected] | |
Përshkrimi
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Nga kjo kohë, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë projekte emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve me fëmijë jetim dhe familjeve të varfër në Kosovë.
Pjesë e projekteve të shumta me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e artikujve ushqimorë për së paku 2000 familje në nevojë, në kuadër të projektit “Ramazan 2026”. Kjo është sasia minimale (2000 pako ushqimore) dhe Islamic Relief Kosova planifikon të rrisë sasinë për aq sa mblidhen fonde shtesë, qoftë nga fushatat lokale apo ato ndërkombëtare. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar. Implementimi i projektit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova. Karakteristikat e këtij njoftimi për furnizimin janë të paraqitura në tabelën në vijim:
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes së tenderit:
Dokumentacioni ligjor | Lloji | |
| 1. | Certifikate e Biznesit | Kopje |
| 2. | Certifikata e TVSH-së | Kopje |
| 3. | Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderi | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
| 4. | Deklaratë me shkrim për afatin dhe cilësinë e artikujve | E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania |
| 5. | Reference e implementimit te ndonjë projekti te ngjashëm | E vulosur dhe e nënshkruar |
| 6. | TVSH - “Faturimi do të behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/2016 |
Lista e artikujve me çmime | |||||||
Nr. | Emërtimi | Firma e prodhuesit | Numri për njësia | Çmimi për njësi | Sasia | Njësia | Çmimi total |
1 | Oriz 800gr. | 3 | 2.4 | Kg. | |||
2 | Vaj | 5 | 5 | Lit. | |||
3 | Makarona/Pasta | 3 | 3 | Kg. | |||
4 | Vegeta | 1 | 1 | Kg. | |||
5 | Supa (10x0.05) | 10 | 0.5 | Kg. | |||
6 | Pasul 800gr | 3 | 2.4 | Kg. | |||
7 | Miell | 1 | 25 | Kg. | |||
8 | Çaj | 1 | 0.8 | Kg. | |||
9 | Qumësht | 3 | 3 | Lit. | |||
10 | Kripë | 1 | 1 | Kg. | |||
11 | Sheqer | 1 | 5 | Kg. | |||
12 | Sirup | 1 | 1 | Lit. | |||
13 | Biber i kuq | 1 | 0.5 | Kg. | |||
14 | Patate puhur (pire) | 1 | 0.5 | Kg. | |||
15 | Çoko pluhur për qumësht | 1 | 1 | Kg. | |||
16 | Djathë | 1 | 0.5 | Kg. | |||
17 | Hurme Sukkeri (ose ndonjë lloj tjetër sipas mundësive ofertuese) | 1 | 0.5 | Kg. | |||
18 | Paketimi i artikujve në pako | 1 | |||||
Gjithsej: | |||||||
Vërejtje:
1. Pakoja e zbrazët me logo ofrohet nga blerësi.
2. Transporti deri në pikën e shpërndarjes do të bëhet nga furnitori, në përputhje me planin që do të ofrojë blerësi, ku do të ketë një pikë shpërndarjeje në shumicën e komunave të Republikës së Kosovës.
3. Kompania të ketë kapacitet të realizoj shpërndarjen në tre pika në të njejtën kohë.
4. Sa ditë kohë iu duhen nga dita e porosisë deri në ditën e dorëzimit të pakove tek Islamic Relief? Shkruaj këtu numrin _______.
5. Ofertat që nuk plotësojnë kushtet e përmendura më sipër, nuk do të merren në konsideratë!
6. Oferta duhet të plotësohet në mënyrë të plotë, të nënshkruhet, të vuloset dhe të dërgohet në zarf të mbyllur.
7. Çmimi për njësi duhet të jetë ashtu siç kërkohet, p.sh., litra, kg. Për shembull, nëse makaronat janë pako me nga 500 gr, atëherë çmimi për katër pako = 2 kg. 8. Vendosni çmimin për njësi në kolonën "Çmimi për njësi" dhe llogaritni vlerën për pako duke shumëzuar "Çmimi për njësi" me "Sasinë".
Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t’i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – “Islamic Relief Kosova – Njoftim për furnizim me artikuj për pako ushqimore – Ramazan 2026” – duke i sjellë ato në rrugën Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova ka zero tolerance ndaj çdo shkeljeje të procedurave, si më poshtë:
- Politikat kundër ryshfetit dhe korrupsionit.
- Kodi i sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve vulnerable (përfituesve) të IRK-së.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresën e mësipërme më së voni deri më datë 23/01/2026 në ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.
VV