business

Menaxher për Shitje

  • star Publikuar: 12-05-2025
  • star Skadon: 25-05-2025
Kompani Artmotion
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 191

Pozita: Menaxher për Shitje
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Full-Time
Kompania: Artmotion

A je ti njeriu që...

  • E do sfidën?
  • Di ta frymëzosh ekipin?
  • Nuk ndalesh pa i tejkaluar objektivat?
  • I sheh klientët si partnerë afatgjatë?

Nëse po – atëherë ti mund të jesh personi që po kërkojmë!

Misioni yt:

  • Të krijosh dhe zbatosh strategji shitje që lënë gjurmë.
  • Të udhëheqësh një ekip të përkushtuar drejt suksesit.
  • Të ndërtosh marrëdhënie të forta me klientë ekzistues dhe të rinjë.
  • Të jesh zëri i tregut brenda kompanisë – duke sjellë ide, zgjidhje dhe përmirësime.

Çka kërkojmë nga ti:

  • Eksperiencë të dëshmuar në shitje dhe menaxhim.
  • Lidership të natyrshëm dhe aftësi për të frymëzuar të tjerët.
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe negocim.
  • Ambicie, përgjegjësi dhe orientim të fortë drejt rezultateve.

Çka të ofrojmë:

  • Pagë konkurruese dhe bonuse që shpërblejnë suksesin.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Shujtë ditore të mbuluar nga kompania.
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi.
  • Ekip mbështetës dhe ambient motivues për punë.
  • Mundësi të qarta për avancim profesional.

Si të aplikosh:

Dërgo:

  • CV-në
  • Letrën motivuese (nëse dëshiron të tregosh historinë tënde)
  • Referenca apo dëshmi pune (nëse i posedon)

Email: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 25 Maj 2025, ora 16:00
Subjekti i email-it: Menaxher për Shitje

Eja ndërto karrierën tënde aty ku talenti shpërblehet dhe suksesi festohet.

Artmotion – më shumë se një kompani, një vend ku rritesh bashkë me ekipin.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu