
NJOFTIM PUNE – DREJTOR EKZEKUTIV
Lokacioni: Kosovë
Afati për aplikim: 02.06.2025-10.06.2025
Gama Europharm, një kompani lider në distribuimin e produkteve farmaceutike dhe mjekësore në tregun e Kosovës, shpall konkurs për pozitën:
DREJTOR EKZEKUTIV
Përgjegjësitë kryesore:
- Udhëheqja strategjike dhe operacionale e kompanisë në përputhje me vizionin dhe objektivat afatgjata.
- Menaxhimi i performancës së përgjithshme të departamenteve dhe zhvillimi i tregut.
- Përfaqësimi i kompanisë përballë partnerëve, institucioneve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm.
- Mbikëqyrja e proceseve të financave, marketingut, shitjes dhe zinxhirit të furnizimit.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare (preferohet në menaxhment, ekonomi, ose fusha të ngjashme).
- Minimum 5 vite përvojë në pozita drejtuese, përparësi në sektorin farmaceutik ose të distribuimit.
- Aftësi të shkëlqyera në udhëheqje, vendimmarrje strategjike dhe komunikim.
- Njohuri të mira të tregut lokal dhe kuadrit ligjor për produktet farmaceutike.
- Njohuri të gjuhës angleze; përparësi kanë kandidatët që njohin edhe gjuhë të tjera.
Ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe paketë stimuluese.
- Ambient profesional dhe mundësi për zhvillim të mëtejshëm.
- Roli kyç në drejtimin dhe rritjen e kompanisë.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV-në dhe një letër motivimi në emailin: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 10.06.2025