business

Kontratë kornizë për Pastrimin e çarshafëve (dysheku, jorgani dhe jastëku), jorganave dhe mbulesave të tavolinave sipas kërkesave të ITP-së

  • star Publikuar: 31-08-2024
  • star Skadon: 13-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 687

ITP Prizren bën shpalljen si në vijim:

Tender: Kontratë kornizë për Pastrimin e çarshafëve (dysheku, jorgani dhe jastëku), jorganave dhe mbulesave të tavolinave sipas kërkesave të ITP-së.

ITP Prizren fton kompanitë e kualifikuara të kërkojnë dokumentacionin përkatës lidhur me shërbimet si në vijim:

  1. Shërbimet e pastrimit të çarshafave të dyshekut
  2. Shërbimet e pastrimit të çarshafave të jorganave
  3. Shërbimet e pastrimit të navllakave jastëku
  4. Shërbimet e pastrimit të jorganave
  5. Shërbimet e pastrimit të mbulesave të tavolinave

KËRKESA PËR DOKUMENTET E TENDERIT

Kërkesa për dokumentet e tenderit dhe pyetjet lidhur me aktivitetin duhet të dërgohen me e- mail me numër reference të lëndës: ITP/CP40, në [email protected] para datës 12.09.2024.

Zyrtari përgjegjës i ITP-së do të ju dërgoj dokumentet e tenderit brenda ditës.

Të gjitha korrespodencat duhet të bëhen në gjuhën shqipe ose angleze.

Dorëzimi i tenderit:

Data e fundit për dorëzim të dokumenteve të tenderit është 13 shtator 2024 në orën 16:00.

Udhëzimet e detajuara lidhur me përmbajtjen e ofertës tuaj dhe si duhet të paraqitet ajo janë të përshkruara në Anexin (Përshkrimi i punës). Ju lutem ta kontaktioni zyrtarin tonë të prokurimit përmes: [email protected].