business

TERMAT E REFERENCËS: Vlerësimi i ndryshimit të sjelljes në raportimin gazetaresk për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

  • star Publikuar: 30-10-2024
  • star Skadon: 08-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 276

TERMAT E REFERENCËS

Vlerësimi i ndryshimit të sjelljes në raportimin gazetaresk për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian

INFORMACION I PËRGJITHSHËM:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me seli në në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme.

KONTESTI I NDËRHYRJES:

Portretizimi dhe trajtimi i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në media mund të ndikojë shumë në perceptimin e publikut dhe marrëdhëniet me komunitetin. Vitet e fundit, disa ndërhyrje kanë synuar të rrisin ndërgjegjësimin dhe të promovojnë raportim të respektueshëm dhe të saktë për këto komunitete. Kjo detyrë fokusohet në vlerësimin nëse këto nisma kanë çuar në ndonjë ndryshim të matshëm të sjelljes midis gazetarëve në mbulimin dhe trajtimin e lajmeve ne raport me këto komunitete.

QËLLIMI SPECIFIK

Të vlerësojë ndryshimet në qëndrimet, sjelljet dhe praktikat e raportimit të gazetarëve ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Studimi duhet të identifikojë përmirësime në objektivitet, paragjykime të reduktuara dhe frekuencën e paraqitjeve të sakta dhe të respektueshme të këtyre grupeve.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

Eksperti do të:

  • Analizoje përmbajtjen ekzistuese të mediave për të vlerësuar ndryshimet në tonin, gjuhën dhe kornizën e përdorur gjatë raportimit për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
  • Kryeje intervista dhe/ose anketa me gazetarët për të kuptuar perspektivat e tyre dhe ndryshimet e perceptuara në qasjen e tyre për mbulimin e këtyre komuniteteve.
  • Identifikoje faktorët (p.sh., programet e trajnimit, ndryshimet e politikave, udhëzimet editoriale) që kontribuojnë në çdo ndryshim të vëzhguar të sjelljes.
  • Vlerësoje rolin e organizatave mediatike në nxitjen e një mjedisi gjithëpërfshirës për raportim të drejtë për komunitetet pakicë.
  • Analiza e medias: Kryeni analiza të përmbajtjes së artikujve të fundit, segmenteve të lajmeve dhe postimeve të mediave sociale që lidhen me këto komunitete.
  • Intervistat/Anketat: Zhvilloni dhe administroni anketa ose intervista të strukturuara me gazetarë nga media të ndryshme.
  • Analiza krahasuese: Krahasoni gjetjet aktuale me të dhënat bazë (nëse ka) ose me modelet e mbulimit mediatik përpara ndërhyrjeve përkatëse.
  • Raportimi: Raport gjithëpërfshirës duke detajuar gjetjet, përfundimet dhe rekomandimet.

Kualifikimet dhe Dokumentacioni i kërkuar

  • Diplomë e avancuar në Studime për Media, Sociologji, Gazetari ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë e dëshmuar në analizën e medias, veçanërisht me fokus në diversitetin dhe çështjet e pakicave (te bashkangjiten deshmi te puneve paraprake me komunitetet)
  • Njohuri për dinamikat e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian dhe sfidat e portretizimit të mediave.
  • Aftësi të forta analitike dhe të shkrimit të raporteve.
  • Çertifikata e regjistrimit, përshkrimi i kompanisë dhe ekspertizës së saj (për kompani)
  • CV dhe leter motivimi
  • Referenca nga projekte të ngjashme (për kompani).
  • Propozimi teknik perfshire metodologjine e punes dhe oferta financiare.

MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] . Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 31 tetor 2024 në ora 16:00.

Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.