business

Montues të sistemeve të nxemjes (10)

  • star Publikuar: 28-12-2023
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 10
Vendi i punës Astana
Shikime 954

Shield Recruitment & HR kërkon Montues të sistemeve të nxemjes 10 (dhjetë vende pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Kazakhstan.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgatit vendin dhe mjetet e punёs për instalime të ngrohjeve;
  • Interpreton skema të instalimeve të ngrohjeve;
  • Instalimi i gypave të ujrave të ftohta dhe të ngrohta;
  • Të vizatojё skica tё thjeshta tё instalimeve të ngrohjeve;
  • Të përdor veglat, pajisjet dhe instrumentet e punës në instalime të ngrohjes;
  • Bënë llogaritje tё thjeshta ekonomike për veprimtaritë në instalimet e ngrohjeve;
  • Tё kryejё matje dhe kuotime nё instalime të ngrohjeve;
  • Të hapi kanale dhe vrima për instalimet e ngrohjeve;
  • Tё pёrgatisin gypat për instalime të ngrohjeve;
  • Bënë instalimin e rrjetit të gypave në sistemin e ngrohjeve;
  • Të montojë trupat ngrohëse në sistemin e ngrohjeve;
  • Të kryejë punimet e instalimit në kaldatore;
  • Zbaton standardet e profesionit;
  • Kujdeset për veglat dhe pajisjet e punës;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Shkolla Mesme Teknike;
  • Së paku 3 vite përvojë punë si montues i sistemeve të nxemjes;
  • Njohuri rreth sistemeve të nxemjes;
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punës në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjësi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ apo të dorëzoj fizikisht në adresën Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë, deri me datë 15 Janar 2024 çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë.