business

Menaxher i Distribucionit, Agjent Shitjeje në Terren, Shofer për Distribucion, Depoist / Magacioner, Administratë dhe Faturim


Ruaj
  • star Publikuar: 23-01-2026
  • star Skadon: 23-02-2026
Kompani Avero KS
Kategoritë Administratë, Depo, Financa, Menaxher/e, Shitje, Shofer, Shperndarje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 9

Konkurs për Punë

Hyrje

Avero KS LLC është një kompani e re në fushën e distribucionit të produkteve ushqimore dhe detergjentëve nga vendet europiane, e themeluar për të sjellë cilësi, profesionalizëm dhe rrjet të fuqishëm shpërndarjeje në tregun e Kosovës.

Ekipi ynë ka përvojë të gjatë në sektorin e shpërndarjes dhe tregtisë, duke u rritur dhe zhvilluar përmes kompanive familjare të njohura në treg, dhe tani po vendosim standarde të reja profesionalizmi dhe eficiencë në tregun kosovar.

Për të ndërtuar ekipin tonë të parë të profesionistëve, po hapim konkurse për pozitat kyçe të operacioneve dhe shpërndarjes. Ne kërkojmë individë të motivuar dhe profesionalë që dëshirojnë të bëjnë diferencën në tregun e shitjes dhe shpërndarjes së produkteve me cilësi të lartë.

Pozitat e Hapura

Menaxher i Distribucionit – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Organizimi i përgjithshëm të shitjes dhe distribucionit

- Menaxhimi i ekipit të shitjes dhe agjentëve

- Hartimi dhe implementimi i planit të shitjes

- Negocimi i kontratave me klientë kyç

- Zhvillimi i rrjetit të klientëve dhe partnerëve

- Mbikëqyrja e logjistikës, stokut dhe operacioneve

- Raportim direkt te menaxhmenti

Kriteret:

- Përvojë në distribucion ose shitje (mín. 2 vite)

- Aftësi menaxheriale dhe organizative

- Patentë shoferi – kategoria B

- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi

Agjent Shitjeje në Terren – 3 pozita

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Vizita ditore te klientët ekzistues dhe potencialë

- Prezantimi profesional i produkteve

- Marrja dhe sigurimi i porosive

- Zhvillimi i marrëdhënieve të besueshme me klientët

- Realizimi i targeteve të shitjes

Kriteret:

- Përvojë në shitje (preferohet)

- Aftësi të mira komunikimi

- Patentë shoferi – kategoria B

- Disponueshmëri për punë në terren

Shofer për Distribucion – 3 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Shpërndarja e produkteve te klientët sipas itinerarit

- Sigurimi i dorëzimit korrekt dhe në kohë

- Menaxhimi i dokumentacionit të dërgesave

- Kujdesi për automjetin e kompanisë

- Bashkëpunimi me ekipin e shitjes

Kriteret:

- Patentë shoferi – kategoria B

- Përvojë në shpërndarje (preferohet)

- Përgjegjësi dhe seriozitet

Depoist / Magacioner – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Pranimi i mallit në depo

- Organizimi dhe evidentimi i stokut

- Përgatitja e porosive për shpërndarje

- Kontrolli i afateve të produkteve

- Mbajtja e rendit dhe organizimit të depos

Kriteret:

- Përvojë në punë magazinimi (preferohet)

- Aftësi organizative

- Njohuri bazike kompjuterike

Administratë dhe Faturim – 1 pozitë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Përgatitja e faturave për porosi

- Evidencë e pagesave dhe raporte ditore

- Komunikimi me klientë dhe zyrtarë të kompanisë

- Mbajtja e dokumentacionit dhe arkivimit

Kriteret:

- Njohuri në administratë ose financë

- Aftësi të mira organizative

- Përvojë në programet bazë kompjuterike

Ne ofrojmë

- Pagë konkurruese dhe bonuse bazuar në performancë

- Kontratë të rregullt pune

- Trajnime profesionale dhe avancim karriere

- Ambient profesional dhe dinamik

Mënyra e aplikimit

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në + letër motivimi në emailin: [email protected] Afati i aplikimit: 23.02.2026

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu