Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:
Supervizor/e i/e Promocioneve
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Bën mbikëqyrjen e promocioneve;
- Përgjegjës për mbarëvajtje para/gjatë/pas promocionit;
- Përcjellja e aktiviteteve të konkurrencës;
- Siguron mbështetje administrative dhe logjistike ekipit të cilin e mbikqyrë;
- Kontrollon dhe mbanë evidencë pë punonjnësit dhe performancën e tyre;
- Raportimi javor tek mbikëqyrësi.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët preferohet të kenë diplomë universitare;
- Të posedoj patent shofer;
- Kandidatët duhet të kenë përvojë pune në fushën e promocionit dhe marketingut;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi me konsumatorë;
- Të jenë të aftë të punojnë me mbikëqyrje minimale dhe në punë ekipore;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;
Inkurajohen të gjitha kandidatet e interesuara të cilat i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke plotësuar aplikacionin e Korporatës Buçaj ose CV dhe ta dërgojnë përmes e-mail adresës elektronike në [email protected]. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. Aplikacioni ose CV mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 18 Janar 2023 deri më 24 Janar 2023.