business

Asistent/e Teknik/e

  • star Publikuar: 08-07-2024
  • star Skadon: 19-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani IADK
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Vushtrri
Shikime 1042

KONKURS – ASISTENT/E TEKNIK/E NGA KOMUNITETI

ROM, ASHKALI DHE EGJIPTIAN

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio-ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie

IADK është duke zbatuar projektin “Fuqizimi i komuniteteve Rurale përmes zhvillimit të Bujqësisë” i financuar nga donatori DRC.

Projekti synon të fuqizojë popullsinë rurale, veçanërisht pakicat (Rom, Ashkali dhe Egjiptian), grupet e cenueshme dhe anëtarët e komunitetit pritës, duke nxitur mundësitë e punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave brenda komuniteteve të tyre. Për më tepër, projekti synon të angazhojë aktorë të ndryshëm të tregut, përfshirë bizneset bujqësore, për të ndikuar pozitivisht në sistem.

Titulli i vendit të punës: Asistent/e Teknik/e

Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42 000 Vushtrri

Kohëzgjatja: 12 Muaj

Orari i punës: I plote

Data tentative e fillimit të punës: Gusht, 2024

Përshkrimi i punës:

Asistenti/ja teknik/e do të punësohet në projekt nga grupi i minoritetit (Rom, Ashkali, Egjiptian) dhe do të jetë përgjegjës për të marrë rol të ndryshëm brenda projektit, si dhe për të marrë detyra të ndryshme brenda organizatës në koordinim me Menaxherin e Projektit dhe me Drejtorin Ekzekutiv të IADK-së.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të ofrojë mbështetje teknike dhe administrative për të siguruar funksionimin efikas të projektit;
  • Të ndihmojë në komunikimin me përfituesit potencial nga komuniteti Rom, Ashkali, Egjiptian nëse kërkohet;
  • Të kryejë shërbimet sipas kontratës me kujdes, efikasitet dhe zell, në përputhje me praktikat më të mira profesionale;
  • T'i trajtojë të gjitha dokumentet dhe informatat e marra lidhur me kontratën konfidenciale dhe vetëm për nevoja te IADK-së;
  • Të ndihmojë në detyra të ndryshme brenda organizatës.
  • Të mirëmbajë oborrin/kopshtin: pastrimin, ujitjen, largimin e gjetheve, kositjen dhe largimin e barit, largimin e borës, trajtimin e barojave të këqija, pastrimin e kubëzave në tërë hapësirat e IADK-së, ujitjen e sipërfaqeve të barit;
  • Të mbajë pastër dhe në rregull hapësirat e ngrohjes qendrore, depon si dhe parkingut të makinave të IADK-së;
  • Të angazhohen në punë bujqësore në serrë dhe fushë të hapur brenda ambienteve të organizatës nëse kërkohet.

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  1. Të ketë të përfunduar së paku shkollën fillore;
  2. Përvojë pune;
  3. Gatishmëria për të vlerësuar dhe marrë nisma të ndryshme mbrenda projektit dhe organizatës;
  4. Aftësi për të përfunduar punët me përgjegjësi, me kohë dhe në mënyrë të pavarur;
  5. Aftësi për të punuar në një mjedis multietnik;
  6. Aftësia për të përballuar presionin e kohës;
  7. Aftësi të mira komunikuese verbale dhe të shkruara në gjuhen shqipe ,njohja e gjuhes serbe është aset;
  8. Të ketë patentë shoferi B (e preferuar) dhe përvojë përkatëse të drejtimit të automjetit në zonat rurale
  9. I/e gatshme për të lëvizur sipas nevojave te projektit.

Çfarë ofron IADK për punonjësit e saj? Përfitimet përfshijnë një pagë konkurruese për zbatimin e projektit dhe mundësinë për avancim profesional.

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:

  • CV-në;
  • Çertifikatat përkatëse të shkollimit (kopje);
  • Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndryshme (kopje nëse posedon).

Kandidati/ja e përzgjedhur duhet të sjelle:

  • Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
  • Çertifikatën e gjendjes shëndetësore

Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr.11 Vushtrri, ose përmes e-mailit [email protected], më së largu deri më 19.07.2024.

Personi kontaktues: Adisa Osmani - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. +383 49 777 059

IADK inkurajon personat nga komuniteti Rom, Ashkali, Egjiptian të aplikojnë!

Shënim: aplikacionet e pa kompletuara nuk konsiderohen për listën e ngushtë!

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë mund do të ftohen për intervistë.