business

Zyrtar për Auditim të Brendshëm

  • star Publikuar: 04-09-2023
  • star Skadon: 04-10-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hortikultura
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1245

Bazuar në vendimin e Bordit të Drejtorëve nr. 2118 të datës 31.08.2023 si dhe dispozitave të nenit 21 të Ligjit nr. 03/L-087 mbi Ndërmarrjet Publike, respektivisht dispozitave të nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, nenit 5 pika 5.3 të Statutit të NPL “Hortikultura” SH.A, Bordi i Drejtorëve të NPL “Hortikultura” SH.A me datë 04.09.2023 shpallë konkurs publik për këtë pozitë:

Titulli i pozitës: Zyrtar për Auditim të Brendshëm

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite me mundësi vazhdimi.

Orari i punës: I plotë

Niveli i pagës: Sipas Rregullores së Brendshme të Ndërmarrjes

Vendi: Prishtinë

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Të posedojë diplomë universitare - Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike apo fusha të tjera të studimeve relevante;
  • Të posedojë përvojë pune së paku 5 vite (2 vite përvojë pune specifike në Auditim).
  • Certifikatë të Auditorit të Brendshëm sipas legjislacionit në fuqi si dhe Kontabilist i Certifikuar
  • Demostrim i aftesive të shkëlqyeshme për analizim dhe
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr. 03/L -087 të Ndërmarrjeve Publike dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr. 04/L-111 neni 13;
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë në Ligjin për NP, Ligjin për Shoqëritë Tregtare;
  • Të ketë aftësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;
  • Shkathtësi të dëshmuara në punë me grupe dhe organizim të ndërmarrjes apo të ngjashme;
  • Shkathtësi të mira në punën me kompjuter;

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Udhëheq, menaxhon si dhe bën organizimin e brendshëm të Zyrës së Auditimit duke zgjedhur stafin e tij;
  • Përpilon procedurat e Auditimit, gjegjësisht planin e Auditimit të Brendshëm për të gjitha transaksionet e Ndërmarrjes, konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të Ndërmarrjes, të bazuara në Ligjin e aplikueshëm;
  • Auditimi i planeve investive dhe financiare të ndërmarrjes, planit vjetor të biznesit dhe buxhetit vjetor;
  • Auditimi i pasqyrës vjetore të bilancit dhe deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklaratat financiare që kërkohen me ligj;
  • Vlerësimi objektiv dhe shfrytëzimi efektiv i burimeve të Ndërmarrjes si dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për Komisionin e Auditimit;
  • Verifikon përshtatshmërinë dhe funksionimi i rregullt të sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë funksionimin e ndërmarrjes sipas Ligjeve në fuqi;
  • Gjatë ushtrimit të veprimtarisë ti siguroj Komisionit të Auditimit çfarëdo vërejtje apo sugjerime të cilat konsiderohen të nevojshme;
  • Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimi i rregullt i sistemeve dhe procedurave të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i ndërmarrjes, duke përfshirë dokumentacionin financiar mbahet në përputhje me standardet e kontabilitetit, Ligjin dhe që projekt deklaratat vjetore financiare të përgatiten në mënyrë të rregullt;
  • Analiza e sistemeve dhe proceseve të biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
  • Raportimi i rregullt para Komisionit të Auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga Komitetit i Auditimit;
  • Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e Auditimit të Brendshëm;
  • Përmbush çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga ana e Komisionit të Auditimit nëse ekziston;
  • Për punën e tij i përgjigjet dhe i raporton Komisionit të Auditimit

Informatë për procedurën e konkurimit

Aplikantët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:

  • Aplikacionin e plotësuar;
  • CV e aplikantit;
  • Diplomën universitare nga Fakulteti Ekonomik, Juridik, Administratë Publike, Financa Publike apo fusha të tjera të studimeve relevante;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës, referencat si dhe certifikata tjera profesionale;
  • Deklaratën nën Betim;
  • Certifikatën që nuk është nën hetime (jo me e vjetër se 6 muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Aplikantët e interesuar kërkesën për aplikim me dokumentacion të rregullt, duhet ta paraqesin në arkivin e NPL ”Hortikultura’’Sh.A., Rr. Tahir Zajmi në Prishtinë objekti i Zjarrëfikësve, çdo ditë pune prej orës 07:00 – 15:00, në afat prej 30 ditësh nga data e publikimit të konkursit në mjetet e informimit. Data përfundimtare për dorëzimin e aplikacioneve është 04.10.2023. Aplikacioni mund të merret në zyrat e ndërmarrjes.