Kompani
Alma Sh.p.k.
Kategoritë
Biznes dhe Menaxhment
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Lipjan
Shikime
820
KONKURS PËR PUNË
Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për pune.
POZITA E PUNËS:
- JURIST
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përfaqëson kompaninë në të gjitha gjykatat e vendit, prokurori, përmbarues privat, inspektorat të punës, inspektorat të tregut dhe institucione tjera shtetërore dhe merr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e interesave legjitime të kompanisë, duke paraqitur padi, përgjigje në padi, ankesa, propozime për përmbarim, prapësime, përgjigje në prapësime, kundërshtime, kallëxime penale dhe të tjera;
- Përgatitë kontrata të punës, vendime të pushimeve, vendime për shqiptimin e masave disiplinore, vendime për ndërprerje të marrëdhënies së punës, e të tjera;
- Përgatitë kontrata komerciale dhe kontrata të tjera në lidhje me afarizmin e kompanisë;
- Përgatitë të gjitha aktet e brendëshme të Kompanisë dhe harmonizimin e tyre me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
- Dhënien e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
- Të sigurojë mbështetje ligjore për të gjitha projektet e kompanisë;
- Kryen edhe punë të tjera profesionale në përputhje me vendin e punës me urdhër të personit përgjegjës sipas nevojës aktuale të paraqitur.
Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
- Etikë në punë dhe integritet të lartë;
- Shkathtësi për menaxhim të punës nënpresion;
- Shkollim i lartë juridik, grada Bachelor ( përparësi me Master);
- Njohja e punës me kompjuter;
- Njohja e gjuhës angleze përparësi;
- Patent shofer kategoria B, e domosdoshme;
- Përvojë pune minimum tre (3) vite.
Aplikimi duhet të bëhet vetëm online duke dërguar CV-në tuaj, në e-mail adresën: [email protected]
Në subjekt le të shenohet pozita që aplikoni.
Data e publikimit: 07.07.2022
Data e mbylljes së publikimit: 15.07.2022