business

Ekspert i Logjistikës

  • star Publikuar: 29-12-2023
  • star Skadon: 15-01-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Logjistike
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Zimbabwe
Shikime 1784

Shield Recruitment & HR kërkon Ekspert i Logjistikës 1 (një vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit me seli në Afriken Juglindore, Zimbabwe.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Zyrtari i Logjistikës është përgjegjës për inventarin (stokun) nën menaxhim të kompanisë prej fillimit të procesit:
  • Përgjegjës për porositjen e mallit, transportin, ruajtjen, ndarjen sipas grupeve, ngarkimin dhe transportin në lokacionin përfundimtar;
  • Kujdeset për lëvizjen, shpërndarjen dhe ruajtjen e materialit, inventarit dhe pajisjeve tjera sipas kërkesave dhe procedurave;
  • Koordinon të gjitha aktivitetet në lidhje me akomodimin brenda ndërtesës si dhe menaxhon kontratat për furnizime që ndërlidhen me logjistikën;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Shkolla e Mesme
  • Së paku 2 vite përvojë pune në fushën e logjistikës;
  • Njohuri të thella profesionale, aftësi të shkëlqyshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
  • Njohja e Gjuhës Angleze (e preferuar)
  • Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
  • Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 15 Janar 2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.