
KONKURS PËR POZITËN KOMERCIALIST
Lokacioni: Regjioni i Prishtinës dhe Mitrovicës (2 pozita)
Kompania: Fluidi Group LLC
Përshkrimi i pozicionit:
Fluidi Group LLC është duke kërkuar një kandidat të motivuar dhe të kualifikuar për pozitën Komercialist. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, zhvillimin e rrjeteve të shitjes, ndjekjen e tregut dhe realizimin e objektivave të shitjes.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi dhe zgjerimi i portofolit të klientëve në regjionin e caktuar.
- Përcjellja e performancës së shitjeve dhe përgatitja e raporteve ditore/mujore.
- Komunikimi i vazhdueshëm me klientët për të identifikuar nevojat dhe për të ofruar zgjidhje.
- Negocimi i kontratave dhe marrëveshjeve me klientët.
- Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për të propozuar strategji të reja të shitjes.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare (preferohet në Ekonomi, Marketing, ose fusha të ngjashme).
- Përvojë e mëparshme në shitje ose pozicione komerciale (së paku 2 vite përvojë pune relevante).
- Aftësi të shkëlqyera në negociim dhe komunikim.
- Njohuri të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (MS Office).
- Të posedojë patentë shoferi, kategoria B.
Si të aplikoni:
Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe letrën motivuese në email adresën [email protected], duke specifikuar në subjektin e emailit Aplikim për Pozitën Komercialist
Afati i aplikimit:
Konkursi është i hapur nga 08.05.2025 deri më 23.05.2025.
Fluidi Group LLC ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimet nga të gjithë individët që përmbushin kriteret.