business

Koordinator për mirëmbajtjen e parkut të Gërmisë dhe Qendrën e Kompostimit

  • star Publikuar: 22-08-2023
  • star Skadon: 05-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Hortikultura
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1077

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, Rregullores mbi organizimin dhe sistematizimin e vendeve dhe detyrave të punës nr.1292 të datë:16.06.2023 si dhe Rregullores për procedurat e rekrutimit, mardhënien kontraktuale dhe avansim në detyrë në ndërmarrje me nr.1338 të datë:22.08.2023,si dhe gmail dt.22.08.2023. NPL”Hortikultura” SH.A , Shpall këtë:

K O N K U R S

Koordinator për mirëmbajtjen e parkut të Gërmisë dhe Qendrën e Kompostimit

Numri i pozitave: 1

Niveli i pagës: 5

Kohëzgjatja e kontratës: puna provuese 6 muaj (me mundësi vazhdimi)

Kualifikimi:

  • Diplomë Universitare
  • 3 vite përvojë pune

Detyrat e punës dhe përgjegjësitë:

  • koordinon të gjitha aktivitetet në mirëmbajtjen e Parkut të Gërmisë dhe Qendrës të Kompostimit
  • organizon punët në menaxhimin e peizazhit natyror të mbrojtur “GËRMIA”,
  • punon në projektin rreth menaxhimit të peizazhit natyror të mbrojtur “GËRMIA”,
  • udhëheqë dhe disponon me evidencën e gjithmbarshme të punëtorëve të njësisë së tij punuese,
  • harmonizon dhe programon bilancet materiale dhe punuese për njësinë punuese me qëllim të shtimit të efikasitetit në punë,
  • kontakton me Kryepunëtorët dhe bënë mbikëqyrjen e punëve të objekteve,
  • përcjell vazhdimisht të gjitha punët e njësive punuese
  • kryen punë të tjera me urdhëresë të eprorit
  • për punën e tij/saj i përgjigjet Drejtorit të Administratës

Procedurat e konkurimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në Arhivën e Ndërmarrjes NPL”Hortikultura” SH.A apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën www.hortikultura-pr.com.

Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën, rr.Tahir Zajmi, pn në Prishtinë, apo përmes Postës së Kosovës.

Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontraktues si dhe email adresën.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Aplikacionit duhet bashkangjitur:

  • Formulari për aplikim i NPL”Hortikultura” SH.A
  • dëshmit për kualifikim shkollor
  • dëshmit për përvojen e punës
  • kopjen e letërnjoftimit
  • çertifikatën nga Gjykata e cila dëshmon që nuk është i/e dënuar(jo më të vjetër se gjashtë muaj)

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë Brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

Aplikacionet dhe dokumentacioni i pakompletuar sipas kërkesave të përcakuara në këtë shpallje si dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit, nuk do të shqyrtohen.

Shpallja është e hapur që nga data 22.08.2023- 05.09.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të NPL”Hortikultura” SH.A.