business

Bashkëpunëtor/e Profesional/e

  • star Publikuar: 08-02-2023
  • star Skadon: 28-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani LEX BUSINESS
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 23774

Lex Business shpall konkurs për pozitën:

Bashkëpunëtor/e Profesional/e

Lex Business është zyrë ligjore/avokatie në Prishtinë, e specializuar në ofrimin e shërbimeve ligjore në fushën e biznesit, financave, tatimeve, korporatave, kontesteve gjyqësore dhe jashtëgjyqësore, të drejtave të pronësisë industrial, të drejtës së autorit, konkurrencës, patundshmërive, bashkime dhe blerje, mbrojtje të të dhënave dhe negocimin e kontratave.

Për shkak të rritjes sonë të vazhdueshme, kërkojmë kandidatë të përshtatshëm për një pozitë të bashkëpunëtorit profesional në ekipin tonë. Si bashkëpunëtor profesional, ju do të ndihmoni avokatët e Lex Business në ofrimin e shërbimeve ligjore për klientët. Përgjegjësitë kryesore të këtij roli janë përpunimi i përditshëm i dokumenteve ligjore dhe asistimi në punën e avokatëve.

Përgjegjësitë:

  • Hartimi i shkresave për përgatitje për paraqitjen në seanca gjyqësore apo institucione të tjera.
  • Hartimin e llojeve të ndryshme të kontratave.
  • Përgatitja e dokumenteve dhe paraqitja e kërkesave për cështje të ndryshme në kuadër të firmës që kërkojnë zgjidhje nga avokati.

Kualifikimi:

  • Të ketë të kryer Fakultetin Juridik.
  • Kandidatët duhet të jenë në gjendje të menaxhojnë punë në projekte të shumta me afate të ngushta kohore.
  • Njohja e shkëlqyer e gjuhës angleze.
  • Njohje dhe shkathtësi në përdorimin e teknologjisë informative.
  • Aftësi të shkëlqyera të të shkruarit, komunikimit, verbale dhe shkathtësi organizative.
  • Mendësi bashkëpunuese.
  • Vëmendje e jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Afati i fundit për aplikim është 28 shkurt, 2023. Aplikimi bëhet përmes postës elektronike [email protected]. Dokumentet që duhet bashkangjitur janë:

  • Letër motivimi (jo më shumë se një faqe)
  • CV