business

Shtëpiak/e

  • star Publikuar: 21-08-2023
  • star Skadon: 31-08-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 843

Shield Recruitment & HR kërkon Shtëpiak/e për klientin e saj, një ndër kompanitë më të konsoliduara në vend në fushën e Hotelerisë me seli në Prishtinë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjëse për pastrimin dhe mirëmbajtjen e higjienës në të gjitha hapësirat e Hotelit, përfshire: dhomat, banjat, terracat e Hotelit, hollin e Hotelit, korridoret, shkallët, sallat e konferencave dhe banketeve, restaurantit, kuzhinës, zonës së Wellness-it, ashensorët, zyrat e Administratës, recepsionit dhe tualetet publike;
  • Përkujdeset që të furnizohet me kohë me paisjet dhe materialet të cilat do ti vendos në karrocën e punës, të nevojshme për pastrimin e dhomave, duke zëvendësuar çarçafët dhe peshqirët e ndotur me ata të pastër;
  • Përkujdeset qe gjatë pastrimit të dhomave të rregulloj shtratin, të bëj pastrimin dhe dezinfektimin e banjës, zëvendësimin e gjërave sanitare, heqjen e mbeturinave, pastrimin e pluhurit nga mobiliet, pastrimin e tepihut, largimin e shisheve të zbrazta dhe mbushjen e mini barit në dhomë;
  • Përkujdeset qe pas pastrimit dhe largimit nga dhoma, të sigurohet se dhoma është e gatshme për mysafirët e tjerë ;
  • Obligohet që gjatë pastrimit të dhomës së mysafirit, për cdo send të gjetur apo të humbur, të raportojë menjëherë përgjegjësin e drejtpërdrejtë;
  • Përkujdeset që me kërkesen e mysafirit të pranoj rrobat e palara për dërgimin e tyre në lavanderi;
  • Përkujdeset që për çdo mangësi apo defekt në dhoma, ti informoj departamentet përkatëse për riparimet në dhomat e mysafirëve ;
  • Përkujdeset për përdorimin në mënyrë të rregulltë të paisjeve elektrike të cilat shërbejnë për pastrim ;
  • Përgjegjëse që procesi i mirëmbajtjes të jetë sa më ekonomik dhe rentabil, duke shfrytëzuar në mënyrë të arsyeshme produktet dhe energjinë;
  • Përgjegjëse për zbatimin e politikave të Hotelit;
  • Kryen edhe punë të tjera profesionale, sipas kërkesës së eprorit, e të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të tij;
  • Mirëmban të gjitha pajisjet elektrike që janë në përgjegjësi të saj dhe respekton standardet ndërkombëtare higjieno sanitare;
  • Përgjegjëse për mbrojtjen e “parimit për përpunimin e të dhënave personale”, e që nënkupton përgjegjësinë që asnjë e dhënë personale e të punësuarve apo e klientëve nuk mund të publikohet, pa pëlqimin me shkrim të tij/saj. (Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale L-06/082;
  • Përkujdeset për ruajtjen e standardeve ndërkombëtare sanitare dhe të shëndetit në punë e veçmas kontrollin higjienik të punës, kontrollin e përdorimit të aparateve dhe mjeteve të punës;
  • Përkujdeset për zbatimin e masave për mbrojtje në punë, mbrojtje nga zjarri dhe përdorimin e mjeteve personale mbrojtëse në punë ;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kualifikimet:

  • Shkolla e Mesme;
  • Të ketë së paku 2 (dy) vite përvojë pune profesionale në mirëmbajtjen e hoteleve me 4 ose 5 yje;
  • Integritet të lartë dhe etikë;
  • Aftësi të dëshmuara organizimi;
  • Aftësi të punoj nën presion dhe fleksibil;
  • Shkathtësi të mira komunikimi;

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31/08/2023 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.