business

Udhëheqës i Shërbimeve të Përgjithshme

  • star Publikuar: 23-11-2023
  • star Skadon: 30-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1533

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, mbështetur në nenin 31, paragrafi 4, nënparagrafi 4.7, i Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencë të Energjisë, të nenit 20, 21 dhe 22 të Rregullores për Organizimin e Brendshëm, Punësimin dhe Shpërblimin e Personelit të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (marrë për bazë edhe plotësim-ndryshimet e rregullores bazë), me qëllim të emërimit të Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme të Fondit të Kosovës për Efiçiencës të Energjisë, shpall:

K O NK U R S

Titulli i pozitës: Udhëheqës i Shërbimeve të Përgjithshme

Numri i referencës: 10/2023/FKEE

Vendndodhja e pozitës: Prishtinë

Lloji i kontratës: Kontratë pune me orar të plotë për një periudhë të
caktuar kohore (3 vjet), me mundësi të riemërimit

Kohëzgjatja e konkursit: 16.11.2023 – 30.11.2023

Përmbledhje e përgjithshme:

Fondi i Kosovëspër Efiçiencës së Energjisë (FKEE)është entitet i pavarur, autonom dhe i qëndrueshëm i themeluar
me Ligjit Nr. 06/L -079 për Efiçiencëtë Energjisë. Ky fond është themeluar për t’i mundësuar Qeverisë së Republikës së Kosovës
të arrijë objektivat politike të saj për efiçiencën e energjisë përmes promovimit, mbështetjes dhe zbatimit të masave të efiçiencës së energjisë si dhe tërheqjesdhe menaxhimit të burimeve financiarepër të financuar dhe zbatuar projektet e investimeve në fushën e efiçiencës së energjisë në mënyrë të qëndrueshme.

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit Menaxhues(DM), Udhëheqësi i Shërbimeve të Përgjithshme është përgjegjës që njësia e tij e shërbimit të arrijë rezultate të qëndrueshme dhe të dukshme përmes operacioneve transparente në fushat profesionale të caktuara në njësinë e tij të shërbimit sipas rregulloreve te brendshme te FKEE-së. Kjo pozitë njëkohësisht është edhe pozitë e Këshilltarit të Përgjithshëm për institucionin dhe në mungesë të Drejtorit Menaxhues, ushtron rolin e Zëvendësdrejtorit Menaxhues.

Shënim: Emërtimet në këtë konkursjanë neutrale sa i përketgjinisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Udhëheqësi i Shërbimeve të Përgjithshme është përgjegjës për detyrat kryesore si më poshtë:

  • Siguron që FKEE ka të gjitha kontratat (përfshirë Marrëveshjet e Financimit, Marrëveshjet për inicim te projekteve, marrëveshjet për shërbimet e energjisë, duke përshirë kontratat me furnizuesit dhe personelin e FKEE) të përgatitura në kohë, dhe të ekzekutuara dhe monitoruara bazuar në standardet dhe praktikat më të mira vendore dhe ndërkombëtare;
  • Kujdeset që rregullat dhe procedurat adekuate të prokurimit të jenë rreptësisht në harmoni me legjislacionin dhe rregullativen ligjore, duke respektuar Rregullat e Prokurimit të donatorëve dhe prokurimit publik për të gjitha kontratat/aktivitetet e financuara nga Marrëveshjet Ndërkombëtare të Financimit bazuar në Planin vjetor të Prokurimit;
  • Bazuar në kërkesat e DM, siguron këshillat ligjore dhe mbështetjen për çdo çështje që lidhet me operacionet administrative, ligjore dhe logjistike të FKEE-së;
  • Mbështet Sektorin e Financave dhe Sektorin e Operacioneve të FKEE në mënyrë efektive gjatë përgatitjes së Thirrjeve Publike dhe Tenderëve;
  • Siguron që FKEE është e organizuar në mënyrë adekuate (struktura organizative) dhe me personel të mjaftueshëm që plotëson kërkesatfunksionale dhe pasqyronngarkesën e punës së FKEE;
  • Siguron që anëtaret e stafit janë të trajnuarnë mënyrë adekuatedhe në kohë për të qenë në gjendjet’i kryejnë detyrate tyre të punës sipas standardeve të kërkuara;
  • Siguron që FKEE ka politika/strategji/plane komunikimi të qëndrueshme të paraqitura në mënyrën e duhur në publik dhe përballë palëve të tjera të interesuara;
  • Mbikëqyrë zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të TI-së të FKEE-së, duke përfshirë bazën e të dhënave të programeve dhe projekteve;
  • Kujdeset që operacionet e FKEE paraqiten në mënyrë transparente në faqen e internetit, e cila përditësohet dhe mirëmbahet rregullisht nga zyrtarët kompetentë;
  • Në bashkëpunim me zyrën ligjore dhe në koordinim me DM, përgatitë marrëveshjet e financimit dhe ndryshimeve të mundshme gjatë zbatimit të projekteve;
  • Siguron që rregulloret e FKEE zbatohen drejt dhe duke u bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare të financimit, ligjet në fuqi dhe manualet operacionale sipas projekteve;
  • Ndihmon në koordinimin dhe bashkëpunimin me organet qeveritare dhe të institucioneve tjera të ndërlidhura, bazuar më marrëveshjet dhe kërkesat e DM;
  • Menaxhon personelin vartës në të gjitha aspektet (planifikimi i aktiviteteve dhe koordinimi i punës duke përfshirë sigurimin e kontrollit të cilësisë e po ashtu bën identifikimin për trajnimet e nevojshme dhe ngritjen e kapaciteteve);
  • Mbikëqyr punën e prokurimit, shërbimeve të kontraktuara/deleguara, njësinë ligjore, burimet njerëzore, marrëdhëniet me publikun dhe shërbime tjera administrative dhe logjistike.
  • Kryen detyratë tjera të ndërlidhura siç kërkohen nga FKEE dhe të deleguara nga DM.

Kohëzgjatja e punës dhe kompensimi:

  • Mandati i Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme është tre (3) vjeçar me mundësi të riemërimit.
  • Udhëheqësi i Shërbimeve të Përgjithshme merr kompensimin/pagën të caktuar nga Bordi i Drejtorëve i FKEE-së, sipas rregullativës së brendshme (Koeficienti i pagës caktohetnga vlera 20 deri në 24, ku vlera aktualee një koeficienti në FKEE është 100€, subjekt i ndryshimit nga Bordi)

Kualifikimi, përvoja e punës dhe aftësitë:

Kandidati për t’u kualifikuar për pozitën e Udhëheqësit të Shërbimeve të Përgjithshme duhet t’i përmbush kushtet si në vijim:

  • Të jetë shtetas i Republikëss ë Kosovës apo të ketë ndonjë shtetësi tjetër;
  • Të ketë diplomë universitare të njohur (valide) sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës në fushëne
    drejtësisë, ekonomisë, administratës publike, apo fushave të ngjashme;
  • Tëketë të paktën tetë (8) vite përvojëpune profesionale, prej të cilavekatër (4) vite përvojë menaxheriale në pozitat menaxheriale në administratë, çështje ligjore, financa apo në fusha të ngjashme relevante;
  • Të mos jetë i dënuar me aktgjykim të formës së prerë për vepër penale për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe krimet tjera që lidhen me vendin e punës;
  • Tëketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal në njërën nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe njohje e shumë e mirë e gjuhës angleze;
  • Të ketë integritet të lartë moral, aftësi të larta komunikimi dhe vendimmarrëse;
  • Të posedojë shkathtësi në teknologji informative në aplikacionet e MS;
  • Posedimi i certifikatave të vlefshme profesionale në menaxhim projektesh ose prokurim publik konsiderohet përparësi;
  • Të ketë shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim;
  • Të ketë qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës, përfshirë zgjidhjen e problemeve të FKEE-së;
  • Të ketë aftësi të mira për të përcaktuar prioritetin e detyrave të rëndësishme dhe aftësi për të punuar nën presion;


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT LIDHUR ME PROCEDURAT E KONKURRIMIT

FKEE ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, FKEE siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish.

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten dokumentet përcjellëse si në vijim:

  • Kopja e pasaportës ose letërnjoftimit valid (që dëshmon shtetësinë e aplikantit);
  • Biografia (CV); (CV-ja duhet të përmbajësqarime të detajuara lidhur me natyrën e përvojës menaxheriale të aplikantit);
  • Dëshmitë për kualifikimet arsimore dhe profesionale (diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara nga MAShTI).
  • Dëshmitë e përvojës së punës; (Dëshmimi i përvojës së punës bëhet nëpërmjet:

1. Kontratave apo vërtetimeve të punës të lëshuara nga punëdhënësit mbi marrëdhënien e punës; dhe 2. Pasqyra e kontributeve pensionale - Trusti. Përvojë menaxheriale konsiderohet pozitë e punës që ka nën menaxhim staf dhe/apo buxhet dhe/apo projekte);

  • Letra motivuese; (Kjo letër me maksimum 2 faqe, shpjegon se si ndërlidhet përvoja e punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar si dhe sqaron vizionin e kandidatit për punën e FKEE-së për kohëzgjatjen e mandatit. Letrat motivuese që janë shabllone të përgjithshme dhe që nuk elaborojnë ndërlidhjen e përvojës së punës të kandidatit me pozitën që ka aplikuar, nuk do të merren parasysh);
  • Certifikata që dëshmon se nuk është dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një veprepenale sipas kriterevetë konkursit; (Certifikata që dëshmon se aplikuesi nuk është dënuar me vendim formës së prerë për kryerjen e një vepre penale merret nga gjykata kompetente. Certifikata duhet të jetë jo më e vjetër se sa data e publikimit të konkursit);
  • Dy letra referuese (preferohet nga punëdhënësit/mbikëqyrësit paraprakë dhe/ose aktualë);

Dorëzimi i aplikacioneve:

Dokumentet e aplikimit mund të përgatiten në cilëndo nga tre (3) gjuhët: shqip, serbisht ose anglisht.

Dokumentacioni dorëzohet në mënyrë elektronike (i skenuar) në Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, në adresën elektronike [email protected]

Dorëzimi i saktë aplikacionit është përgjegjësi e aplikantëve. Dokumentacioni i pa kompletuar rezulton me diskualifikim të kandidatit.

Afatii konkurrimit nga data 16.11.2023 deri më datë 30.11.2023.

Dokumentacioni i dërguar pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohet. Për informata shtesë, ju lutemikërkoni sqarim në email adresën[email protected]

FKEE mban të drejtën e anulimit apo pezullimit të këtij konkursi në cilëndo fazë, varësisht nga çështje të ndërlidhura me këtë konkurs.