TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR HULUMTIMIN E PËRGJEGJËSIVE TË KOMUNAVE NË IMPLEMENTIMIN E STRATEGJISË PËR AVANCIMIN E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE ROM DHE ASHKALI 2022-2026
TERMAT E REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR HULUMTIMIN E PËRGJEGJËSIVE TË KOMUNAVE NË IMPLEMENTIMIN E STRATEGJISË PËR AVANCIMIN E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE ROM DHE ASHKALI 2022-2026 | Prishtinë |
INFORMACION I PËRGJITHSHËM
OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali, and Egyptians) me selinë e saj në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian, si dhe mbështetjen e tyre për integrimin në shoqërinë kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.
1. KONTESTI I NDËRHYRJES
Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës më 17 shkurt 2008, institucionet e Republikës së Kosovës kanë hartuar dy strategji për integrimin dhe përfshirjen e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve në shoqërinë kosovare. Strategjia e parë përfshinte periudhën 2009-2015, ndërsa e dyta 2017-2021. Aktualisht, është në zbatim strategjia 2022-2026, e cila adreson pesë fusha kryesore: arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh sigurimin e të drejtave të të gjitha komuniteteve dhe përmbushjen e standardeve më të larta të respektimit të të drejtave të njeriut, sipas konventave ndërkombëtare. Me këtë, shteti i Kosovës obligohet të promovojë dhe të sigurojë realizimin efektiv të të drejtave të komuniteteve, me qëllim të përfshirjes së tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Kosovë.
1.1 QËLLIMI SPECIFIK
Romët, Egjiptianët dhe Ashkalinjët e Kosovës janë komunitete të veçanta të cilët jetojnë tradicionalisht në Kosovë dhe kanë dhënë kontribut thelbësor jo vetëm në shtet ndërtim, por edhe në shoqërinë e larmishme të saj me traditat dhe kulturat e tyre të dalluara. Këto komunitete, krahas komuniteteve të tjera, gëzojnë të drejta të përcaktuara me Kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi. Megjithatë, ata akoma përballen me pengesa dhe sfida në kuptim të përfshirjes së tyre në shoqëri. Si rezultat, komunitetet Rom dhe Ashkali përballen me nivel të lartë të papunësisë, kushte të vështira socio-ekonomike, diskriminim etj.
Për të ndihmuar përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë kosovare, gjatë vitit 2022, Qeveria ka miratuar “Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali 2022-2026” dhe Planin e saj të Veprimit 2022 - 2024, që përfshijnë objektiva të qarta strategjike të zbërthyera në objektiva specifike dhe në aktivitete konkrete, realizimi i të cilave do të përmirësojë dukshëm përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë kosovare. Me besimin e plotë se implementimi i strategjisë do të ndikojë në jetën e komuniteteve, organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” do të fokusohet në monitorimin e implementimit të strategjisë në nivel komunal dhe atë qendror.
Qëllimi i raportit të monitorimit të Shoqërisë Civile është të vlerësojë hartimin dhe zbatimin e politikave të rëndësishme për përfshirjen e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi, duke identifikuar boshllëqet dhe duke rekomanduar përmirësime.
2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI
Intervenimi do të ketë për fokus stafin e autoriteteve lokale dhe qëndrore, të cilët janë përgjegjës për implementimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022 – 2026.
3. METODOLOGJIA DHE PROCESI
Mbledhja e të dhënave për raportin e monitorimit fillon me kërkimin në zyrë mbi informacionin e disponueshëm dhe të dhënat aktuale, duke krijuar një pasqyrë të situatës. Intervista të thelluara me anëtarë të komunitetit, aktivistë, përfaqësues të OSHC-ve dhe përfaqësues të institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal duke përdorur intervista gjysmë të strukturuara. Diskutimet në grup me ta dhe me segmente të ndryshme të komunitetit rom dhe ashkali janë gjithashtu një tjetër metodologji që mund të kryhet për mbledhjen e të dhënave.
Qasja e ekspertit/kompanisë do të bazohet në hulumtime të dokumenteve strategjike për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përmes takimeve/intervistave individuale/grupore me përfaqësues/drejtor të institucioneve përkatëse si dhe përpilimin e raportit përfundimtar me të gjeturat gjatë procesit të monitorimit. Eksperti/kompania duhet të planifikojë një angazhim maksimal deri në 20 ditë në total për procesin e punës dhe të japë rekomandime konkrete për implementim më efikas dhe efektiv të strategjisë.
Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:
- Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet si fitues i ofertës.
- Faza fillestare: Arritja e marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë materialet e nevojshme për monitorim të procesit në fjalë.
- Vizitat në terren dhe sesionet konsultative: Eksperti/kompania do të organizojnë vizita/intervista me përfaqësuesit e autoriteteve përgjegjëse për implementimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022 - 26, për të kuptuar procesin e implementimit të strategjisë, arritjet, sfidat dhe të dhëna të tjera të nevojshme për procesin. Këto të dhëna do të përfshihen në raportin përfundimtar.
- Hartimi i raportit: Pas përfundimit të procesit të monitorimit, duhet të dorëzohet draft raporti përfundimtar, duke përfshirë komentet nga organizata dhe gjithashtu rekomandime konkrete për intervenimet e nevojshme të strategjisë.
MONITORIMI I STRATEGJISË KOMBTARE PËR PËRFSHIRJEN E ROMËVE DHE ASHKALINJËVE
Procesi i miratimit të Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve përfshinë:
- Pjesëmarrjen e komuniteteve në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve.
- Pjesëmarrjen e komuniteteve në zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve.
- Sistemin e konsultimit me shoqërinë civile pro-rom dhe palët e tjera të interesuara për qëllime të politikave dhe zbatimit.
- Mundësitë sistematike për fuqizimin e komuniteteve në nivel lokal.
- Masat specifike që synojnë ndërtimin e kapaciteteve të shoqërisë civile të komuniteteve.
Relevanca me qëllimet e politikës përfshinë:
- Lufta kundër antigjipsizmit dhe diskriminimit
- Arsimi
- Punësimi
- Shëndetësia
- Banimi, shërbimet esenciale dhe drejtësia mjedisore
- Mbështetja e të ardhurave (mbrojtja sociale)
- Shërbimet sociale
- Mbrojtja e fëmijëve
- Promovimi (ndërgjegjësimi) i arteve, kulturës dhe historisë së komuniteteve
4. PYETJE KËRKIMORE
|
|
|
|
|
|
VLERËSIMI I ÇDO SEKSIONI (FUSHE TË POLITIKAVE)
Çdo seksion (politikë) duhet të vlerësojë:
- Identifikimi i sfidave më kritike në fushën përkatëse.
- Vlerësimi nëse Strategjia/Plani Akcional i Veprimit identifikon sfidat në mënyrë të saktë dhe jep kuptimin e mjaftueshëm për to.
- Vlerësimi nëse Strategjia/Plani Akcional i Veprimit përmban masa relevante për adresimin e këtyre sfidave.
Çdo seksion i këtij kapitulli (që mbulon fushat tematike të listuara më sipër) duhet të strukturohet si vijon:
- Filloni me një vlerësim të shkurtër të përgjithshëm nëse vendi përballet me probleme të mëdha në këtë fushë dhe nëse ato janë identifikuar në Strategjinë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve dhe adresuar nga masat specifike të formuluara në të.
- Pastaj shqyrtoni 1-3 problemet më kritike specifike, siguroni kontekstin e tyre, trajtimin në strategji dhe praninë e masave dhe objektivave.
PRODUKTI
Si produkt final, kërkohet raporti i detajuar në lidhje me përgjegjësit e nivelit qendror dhe lokal në implementimin e “Strategjisë Kombëtare për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali”, se sa i kanë përmbushur këto përgjegjësi dhe sfidat që kanë pasur gjatë implementimit. Hartimi i raportit përfundimtar me të gjeturat gjatë monitorimit, bashkë me rekomandimet e dala për institucionet përkatëse:
- Një përshkrim fillestar i teknikave dhe metodave të monitorimit;
- Një përshkrim i detajuar i metodologjisë/plani i punës së monitorimit duke përfshirë materialet që do të përdoren dhe raporti nga vizitat monitoruese;
- Përputhshmëria me politikat e brendshme dhe aktivitetet e asociuara të politikave evropiane;
- Përgjegjësia për koordinimin dhe monitorimin e strategjisë kombëtare është mandatuar dhe atribuar në mënyrë të duhur;
- Përcaktimi i qartë i mënyrës së financimit të masave dhe aktiviteteve;
- Krijimi i një kornize të përshtatshme të monitorimit dhe vlerësimit;
- Vlerësimi i efektivitetit të pritur dhe qëndrueshmërisë;
- Përputhshmëria me Kornizën Strategjike të BE-së për Romët 2020-2030 dhe me Deklaratën e Partnerëve të Ballkanit Perëndimor mbi Integrimin e Romëve në Procesin e Zgjerimit të BE-së; Deklarata e Poznanit;
- Rekomandime specifike për secilin seksion.
Raporti duhet të përfshijë fakte dhe të dhëna – sa më shumë të jetë e mundur edhe në formën e grafikëve, tabelave, hartave etj., dhe duhet të shmangë përshkrimet e gjata. Gjatësia ideale e një raporti gjithëpërfshirës mund të variojë nga 15 deri në 35 faqe.
PLANI DHE BUXHETI
Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim, megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës (qershor 2024 – 15 shtator 2024). OJQ-ja jonë do të vlerësojë ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i përgjigjen kërkesave të lartpërmendura.
KRITERET E PËRZGJEDHJES
- Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
- Të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut;
- Aftësi shumë të mira në analizimin, monitorimin dhe draftimin e dokumenteve strategjike;
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi;
- Njohuri për komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë dhe çështjet me të cilat ballafaqohen janë një vlerë;
- Njohja e kornizës ligjore për komunitetet pakicë në Kosovë;
- Njohja e gjuhës serbe.
DOKUMENTACIONI I KËRKUAR/KUSHTET PËR APLIKIM
Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në email adresën [email protected]:
- CV;
- Një letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë e aplikantit/es për detyrën;
- Kopje të nivelit arsimor dhe çertifikatave profesionale;
- Dëshmi të punës paraprake me analizimin/hartimin e dokumenteve strategjike apo trajnime në fushat e kërkuara;
- Ofertë financiare BRUTO që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;
- Çertifikatën e regjistrimit (vlen për kompani).
Për ofertuesit kompani, oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës. Sipas vendimit të Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / L-037 për TVSH, çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën e shtuar.
MËNYRA E APLIKIMIT
Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected] . Ju lutemi shkruani “Termi i Referencës së Punës për Ekspert/Kompani për Hulumtimin e Përgjegjësive të Nivelit Qendror dhe Lokal në Implementimin e “Strategjisë Kombëtare për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali” në lëndën e emailit tuaj. Afati i fundit për dorëzimin e ofertës është deri më datën 20 qershor 2024, ora 17:00.
KONTAKTI
Për çfarëdo pyetje apo sqarimi, ju lutemi kontaktoni në email adresën [email protected]