business

Faturiste, Përfaqësuese e Shitjes, Recepsioniste

  • star Publikuar: 01-04-2024
  • star Skadon: 19-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Financa, Shitje, Recepsion
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1978

Pozita: Faturiste (1 Pozitë); Përfaqësuese e Shitjes (1 Pozitë); Recepsioniste (1 Pozitë)
Kompania: Agro Trade Group Sh.p.k
Lokacioni primar i punës: Magj. Prishtinë-Shkup, KM7, Llapnasellë

Pozita e punës: Faturiste

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Regjistrimi i faturave dhe dokumenteve të shitjeve;
  • Bën grumbullimin, selektimin dhe sistemimin e faturave në dosjet përkatëse;
  • Sigurohet për plotësinë dhe saktësinë e informatave sipas dokumenteve referuese dhe raporton për çdo parregullsi në mënyrë direkte te mbikqyrësi;
  • Sipas detyres së mbikqyrësit kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me vendin e punës

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara për pozitën Faturiste:

  • Diplomë Universitare;
  • Përvojë pune relevante;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Excel, Word);
  • Të ketë aftësi analitike;
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Pozita e punës: Përfaqësuese e Shitjes

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën prezantimin e produkteve në showroom;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve;
  • Sipas detyres së mbikqyrësit kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me vendin e punës

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara për pozitën Përfaqësuese e Shitjes:

  • Përvojë pune relevante;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Excel, Word);
  • Të ketë aftësi analitike;
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;
  • Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe punë individuale;

Pozita e punës: Recepsioniste

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Pritja profesionale e vizitorëve në respektim të protokoleve dhe rregullave të kompanisë;
  • Mirëmbajtja e recepsionit;
  • Ndihmon kolegët me detyrat administrative;
  • Sipas detyres së mbikqyrësit kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me vendin e punës

Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara për pozitën Recepsioniste:

  • Përvojë pune relevante;
  • Njohuri të mira të punës me kompjuter, me theks të veçantë Microsoft Office (Excel, Word);
  • Të ketë aftësi analitike;
  • Aftësi të avancuara të komunikimit verbal dhe përmes e-mailit;

Dokumentet e kërkuara:

  • CV
  • Diplomën/at dhe certifikatat relevante profesionale

Çka ofrojmë ne:

  • Kontratë të rregullt pune;
  • Sigurimi shëndetësor nga korporata;
  • Orari i punës: E Hënë-E Premte 8:00-16:00

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura të aplikojnë duke dërguar CV në: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita për të cilën aplikoni.

Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 15.04.2024

Vetëm personat të cilët do të përzgjidhen për intervistim do të kontaktohen!