
Pozita: Zyrtar/e i/e Marketingut (1 Pozitë)
Kompania: Argo Group Sh.p.k
Lokacioni i punës: Llapnasellë, Graçanicë
Pozita e punës: Zyrtar/e i/e Marketingut
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Menaxhimi dhe mirëmbajtja e rrjeteve sociale të kompanisë (Facebook, Instagram, LinkedIn, TikTok etj.)
- Krijimi i përmbajtjes vizuale dhe tekstuale (postime, dizajne, video të shkurtra, etj.)
- Organizimi dhe koordinimi i eventeve të kompanisë
- Hartimi dhe zbatimi i kampanjave të marketingut digjital dhe tradicional
- Monitorimi i performancës së kampanjave dhe përgatitja e raporteve
- Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar një imazh profesional dhe kreativ të kompanisë
Kualifikimet dhe shkathtësitë e kërkuara
- Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Menaxhim Biznesi ose fusha të ngjashme
- Përvojë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe krijimin e përmbajtjes
- Njohuri në dizajn grafik
- Shkathtësi shumë të mira komunikuese në gjuhën shqipe (njohja e anglishtes është përparësi)
- Kreativitet dhe iniciativë për ide të reja
Çka ofrojmë ne:
- Kontratë të rregullt pune;
- Pagesë konkurruese
- Sigurimi shëndetësor nga korporata;
- Orari i punës: Hëne-Premte 8:00-16:00
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura të aplikojnë duke dërguar CV në: [email protected] dhe tek rubrika “subject” të ceket emri mbiemri dhe pozita për të cilën aplikoni.
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 03.10.2025
Apliko shpejtë përmes sistemit!