business

Merchandiser/e - Market division (4)

  • star Publikuar: 26-02-2024
  • star Skadon: 11-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani ORBICO Sh.p.k
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan
Shikime 1699

Orbico është distributor kryesor në Evropën Juglindore, kompani rajonale me biznes në 20 vende.Ne kemi më shumë se 8500 të punësuar dhe menaxhojmë më shumë se 200 marka globale dhe lokale.Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosove ne po kërkojmë kandidatë të besueshëm, entuziastë dhe të orientuar në rezultate për pozitën e:

Merchandiser/e - Market division (4 Pozita) për qytetet: Prishtinë, Pejë, Mitrovicë, Gjilan

( Këto pozicione janë punë me orar të plotë dhe për shkak të zgjerimit të kompanisë, hapen si pozita të reja pune)

Kualifikimet (Merchandiser):

  • Të ketë se paku të shkollimin e mesëm të përfunduar
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkepunim në ekip
  • Aftesi për zgjedhje të problemeve
  • Organizim i mirë i punës
  • Respektim, integrim dhe punë etike
  • Të ketë aftësi inovative
  • Njohuri të shkëlqyeshme në renditjen dhe display të mallit

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

  • Përgjegjës për mbikqyrjen e produkteve në dyqane.
  • Të sigurohet se ka furnizim të mjaftueshem me produkte dhe të shfaqen në dyqane gjatë gjithë kohës sipas rregullave të përcaktuara nga kompania ose eprorët për të arritur objektivat e shitjes
  • Kujdeset për palimin e mallit sipas standardit dhe rregullave të kompanisë
  • Kujdeset për afatet e produkteve
  • Kryen punë tjera që i besohen

Përfitimet e aplikanteve:

  • Trajnimi dhe mbështetja fillestare
  • Pozicion sfidues në mjedis dinamik
  • Mundësi për rritje personale dhe profesionale
  • Page konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja

Ne po kërkojmë të plotësojmë pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur. Konkursi do të jetë i hapur nga data 26/02/2024, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 11/03/2024.
Jeni të lutur të shkruani në titull të emailit dërgues të CV, të cekni se për cilin qytet konkurroni.
Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë CV jo më vonë se 11 Mars 2024 në:

[email protected]

Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Të gjitha aplikacionet do të mbahen me konfidence te plote.