business

ZYRTAR/E PËR AUDITIM TË BRENDSHËM

  • star Publikuar: 02-11-2023
  • star Skadon: 22-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prizren
Shikime 1426

Në bazë të funksioneve dhe kompetencave që parashihen në nenin 21, lidhur me nenin 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087), i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009 për NP, Komisioni i Auditimit i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., vendosi të shpall këtë:

RISHPALLJE E KONKURSIT PUBLIK

Për plotësimin e një (1) pozite

ZYRTAR/E PËR AUDITIM TË BRENDSHËM

1. Titulli i punës: ZYRTAR/E PËR AUDITIM TË BRENDSHËM

Vendi: Prizren
Ndërmarrja: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A.
I përgjigjet: Komisionit të Auditimit
Niveli i pagës: Kategoria III
Mandati: 3 vite – me mundësi vazhdimi

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

Komisioni i Auditimit dëshiron të sigurohet që të gjithë kandidatët potencial të jenë persona me integritet të lartë të cilët i plotësojnë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1, si dhe plotësojnë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d), (f), (k) dhe (l) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe kanë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar për pozitën në fjalë. Përveç këtyre kushteve të përgjithshme, kandidatët duhet të plotësojnë edhe këto kushte të veçanta:

  • Kandidati/ja duhet të ketë diplomë universitare me të paktën 240 kredi/ECTS ose ekuivalente, në Ekonomi (Financa, Kontabilitet, Menagjment) apo fusha të tjera të studimeve relevante. Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë;
  • Të ketë certifikatë të auditorit të brendshëm në sektorin publik, e lëshuar nga Ministria e Financave ose certifikatë për auditor të brendshëm në sektorin publik nga ndonjë institucion relevant ndërkombëtar apo vendor në pajtueshmëri me kriteret e nxjerra nga Ministri i Financave (dëshmi);
  • Ekspert i certifikuar në kontabilitet apo ndonjë fushë tjetër në kuadër të financave;
  • Të këtë së paku 5 vite përvojë pune në fushën e auditimit/financave ose kontabilitetit (se paku 3 vite në nivel menaxhues). Preferohen kandidatë me përvojë pune në ndërmarrjet/korporatat tjera me madhësi dhe kompleksitet te lartë;
  • Të këtë integritet të lartë moral e profesional;
  • Të jetë objektiv e i paanshëm;
  • Njohja e mirë e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë Ligjin për NP dhe ligjet tjera që kanë të bëjnë me kontrollin e brendshëm dhe menaxhimin e financave;
  • Aftësi të komunikimit, planifikimit të punës dhe udhëheqjes të aktiviteteve tё auditmit;
  • Aftësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi të bashkëpunimit me menaxhmentin dhe stafin e kompanisë;
  • Aftësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara;
  • Njohuri të avancuara në përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe pakove standarde softuerike;
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet përparësi.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ushtron funksionin në mënyrë objektive, profesionale dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike nr. 06/L-021 dhe metodologjisë së auditimit të brendshëm për sektorin publik, të miratuar nga Ministria e Financave;
  • Vepron në përputhje me Standardet e Auditimit të Brendshëm, Statutin e Auditimit dhe Kodin e Etikës;
  • Përpilimi i proceduarave të auditimit gjegjësisht planit të auditimit të brendshëm për të gjitha transaksionet e Kompanisë konform objektivave të kontrollit të brendshëm, politikave dhe procedurave të bazuara në legjislacion të aplikueshëm.
  • Auditim i planeve investive financiare të Kompanisë, planit vjetor te biznesit dhe buxhetin vjetor;
  • Auditim i pasqyrës vjetore të bilancit, deklaratat e fitimeve dhe humbjeve si dhe deklarata financiare që kërkohet me ligj;
  • Vlerësimi objektiv i shfrytëzimit efektiv të burimeve të Kompanisë dhe dhënia e rekomandimeve adekuate për komisionin e auditimit përkatësisht menaxhmentin e Kompanisë;
  • Verifikimi i përshtatshmërisë dhe funksionimit të rregullt të sistemeve e procedurave të cilat kanë për qëllim të garantojnë zbatimin e të gjitha ligjeve të aplikueshme në Kosovë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së sajë dhe t’i siguroj komisionit të auditimit çfarëdo vërejtje ose sugjerim të cilat i konsideron te nevojshme ;
  • Verifikimi i rregullt i përshtatshmërisë dhe funksionimin të sistemeve e procedurave të cilat kanë për qëllim të sigurojnë se librat dhe dokumentacioni i Kompanisë, përfshirë dokumentacionin financiar, mbahen në përputhje me standardet e kontabilitetit dhe ligjin dhe që projekt-deklaratat vjetore financiare të përgatiten në mënyrë të rregullt;
  • Analiza sistematike e proceseve te biznesit dhe kontrolleve të ndërlidhura me to;
  • Raportimi i rregullt para komisionit të auditimit dhe përmbushja e çfarëdo detyre tjetër të përcaktuar nga komiteti i auditimit;
  • Udhëheq dhe menaxhon organizimin e brendshëm të zyrës së auditimit;
  • Udhëheq dhe drejton të gjitha aktivitetet e auditimit të brendshëm.
  • Zyrtari i Auditimit të Brendshëm të Kompanisë do të jetë nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Komisionit të Auditimit dhe do ti raportojë ekskluzivisht atij (KA).

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Aplikacioni i cili mund të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë (https://hidroregjioni-jugor.com/oferte-pune/), apo te merret kopje fizike në Kompani;
  • Një C.V. e detajuar (preferohet në shabllonin Europass);
  • Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës;
  • Letër motivimi (maksimum 500 fjalë);
  • Referenca (së paku dy);
  • Kopje e noterizuar e diplomës mbi kualifikimin arsimor të noterizuar, ndërsa për diplomat e marra jashtë vendit të kenë nostrifikimin;
  • Kopjet e certifikimeve përkatëse;
  • Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
  • Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
  • Deklarata nën betim sipas neneve 17.1 dhe 17.2 të Ligjit të NP e cila mundë të shkarkohet nga uebfaqja e Kompanisë;
  • Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);

Aplikacionet e kompletuara dërgohen përmes email-it në adresën: [email protected]

Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet përveç atyre në origjinal.

Konkursi do të jetë i hapur 21 ditë kalendarike nga dita e publikimit me datë 02.11.2023 e deri me datën 22.11.2023 në ora 16.00 h.

Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar, të paplotësuar dhe jo-adekuat dhe jashtë afatit të konkurrimit, do të refuzohen.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret e përcaktuara dhe përfshihen në listën e ngushtë.

Kandidatet e përzgjedhur në listën e ngushtë do të njoftohen për vendin dhe kohën e mbajtjes së intervistës me gojë përmes postës elektronike dhe tabelës së shpalljes publike të Kompanisë.