Kompani
Pestova Sh.P.K
Kategoritë
Logjistike
Numri i pozitave
25
Vendi i punës
Vushtrri
Shikime
22529
Kompania Pestova shpall konkurs për këto pozita:
Shitës Ambulant - 3 Pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Hulumtimi I tregut dhe gjetja e klienteve te rinje
- Mban kontakte te vazhdueshme me klient në lidhje me kerkesat e tyre;
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Barazim financiar dhe te stokut: ditor, javor dhe mujor
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Mban pergjegjesi per mjetin motorik te cilin e drejton,
- Detyra te tjera te ngjashme te percaktuara nga menaxheri.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të ketë përvojë pune në shitje të produkteve ushqimore, higjienike, apo të tjera;
- Të kenë aftësi të shkelqyera komunikimi, prezentimi dhe negocimi,
- Te kete aftesi te shkelqyera organizative;
- Te kete njohuri te terenit te Kosoves
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë B
------------------------------
Shofer Kamioni – Kategoria C - 2 Pozita
Shofer Kamioni – Kategoria C+E - 2 Pozita
Shofer – Kategoria B - 2 Pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Liferimi I mallit tek klientet e caktuar;
- Vozitja e mjetit motorik te nderrmarjes dhe pergjegjesia e mjetit motorik,
- Pergjegjes per mallin e ngarkuar ne mjetin motorik te cilin e drejton,
- Pergjegjes per mallin e pranuar dhe dorezuar tek klienti,
- Bene dorezimin e te hollave ne baza ditore se bashku me faturen per mallin e shitur,
- Detyra dhe pergjegjesi te tjera qe I caktohen nga mbikqyresi;
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhët të kenë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë përvojë pune si shofer i kamionit se paku 1 vit;
- Njohuri per terenin e Kosoves;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të Kategorisë e cila kërkohet për pozitën të cilën aplikon.
------------------------------
Punëtorë ne sektorin e bujqësisë - 2 Pozita
- Kandidatet duhet te kete pervoje te punes minimumi 1 vit ne sektorin e bujqesise;
- Njohuri bazike për përdorimin e mjeteve të punës;
------------------------------
Teknolog/e në prodhim - 1 Pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Organizimi i të gjitha punëve për zhvillimin e procesit të prodhimit, sipas fazave në të gjitha pjesët e njësisë punuese të prodhimit;
- Dhënja e instruksioneve konkrete dhe urdhërave të punës kryesve për kryerjen e operacioneve teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
- Përcjellja e saktësisë së zbatimit të parametrave të dhëna teknologjike gjatë kryerjes së operacioneve të caktuara teknologjike në të gjitha fazat e prodhimit;
- Përcjellja e përditshme e rezultateve të analizave kimike dhe mikrobiologjike dhe ndërmarrja e masave të mëvonshme për eleminimin e shkaqeve të rezultateve negative;
- Mbikqyrja e realizimit të detyrave të dhëna të punës nga ana e kryesve;
- Kontrollon gjendjen në prodhim dhe për problemet eventuale e njofton udhëheqësin e njësisë punuese;
- Dhënja e raporteve mujore udhëheqësit të njësisë punuese lidhur me prodhimin e realizuar;
Kualifikimet:
- I/e diplomuar në Bachelor në Bioteknologji ushqimore ose Teknologji ushqimore;
- Përvojë punë profesionale prej një (1) viti;
- Aftësi të shkëlqyera për të punuar në ekip;
- I/e përshtatshme me orarin fleksibël të punës;
------------------------------
Agronom - 1 Pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Planifikon operimet e sektorit te bujqesise;
- Bene porosite per mallrat ne sektorin e bujqesise;
- Bene kontrolle te vazhdueshme te tokave bujqesore;
- Kontrolle te vazhdueshme te patateve ne depo;
- Pergjegjesi te tjera te ngjashme te cilat kerkohen nga nje Agronom,
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Pervoje se paku dy vite ne pozite te ngjashme;
- Te posedoj diplome Universitare;
- Njohuri bazike kompjuterike
- I gatshem per pune ekipore
------------------------------
OPERATORË/E PER PAKETUESE - 4 Pozita
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Mbikqyrja e paketueses
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Njohuri te gjuhes Angleze
- Aftesi te mira kompjuterike
- Shkolla e mesme teknike
- Pervoja e punes eshte perparesi
- Të jetë banues në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.
------------------------------
PUNËTORË PËR PALIM TË PRODUKTEVE NË PRODHIM - 7 Pozita
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollën e mesme.
- Të ketë përvojë pune eshte perparesi
- Te jetë fleksibil dhe i përshtatshem për të punuar në orare të ndryshueshme;
- Të jetë banues në komunen e Vushtrris dhe rrethinen e saj.
------------------------------
PUNËTORË NË AUTO-LARJE - 1 Pozitë
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Larja dhe pastrimi i automjeteve të kompanisë.
Kriteret dhe kushtet e nevojshme
- Pervoja e punes eshte perparesi
- Njohuri bazike për përdorimin e mjeteve të punës.
Të gjithë të interesuarit për pozitat e lartëcekura mund të aplikojnë nga 01.02.2023 deri me 24.02.2023:
- Duke plotësuar formularin për aplikim tek zyret e Kompanise Pestova,
- Apo duke dërguar CV-në në email adresen: [email protected]