business

Operator/e në Kalda

  • star Publikuar: 27-06-2025
  • star Skadon: 12-07-2025
Kompani EGI Group
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Pejë
Numri i pozitave 1


Egi Group është themeluar në vitin 2017 me pronar Z. Egzon Kelmendi. Pi&Ki është brend i Egi Group i cili fillimisht ka startuar me prodhime higjienike për t’u zgjeruar më tutje me prodhimet e tjera. Fabrikat e brendit Pi&Ki janë të pajisura me certifikata ISO si dhe punojnë me standardet më të larta dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Produktet Pi&Ki janë produktet e para në Kosovë të cilat janë pajisur me certifikatën Kosher. Duke parë nevojën për prodhimin e produkteve vendore, Pi&Ki sot operon në një sipërfaqe prej 20,000m2, me mbi 100 punëtorë, me shumë linja të ndryshme prodhimi me rreth 200 produkte. Me lëndë të parë cilësore dhe staf profesional, Pi&Ki ofron produkte me cilësinë më të lartë! Ne jemi kompani në rritje, zhvillim të produkteve vendore dhe jemi në kërkim të punëtorëve që duan të rriten profesionalisht dhe të fitojnë. Nëse jeni person i motivuar për të punuar në ekip, me makineritë me te persosura dhe teknologjinë me treg, atëherë ju inkurajojmë të aplikoni edhe ju për t’u bërë pjesë e ekipit tonë për këto pozita pune:

Pozita të hapura

Operator/e në Kalda
Vende të lira pune: 1
Lokacioni: Pejë–Zahaq

Kërkesat:

  • Diplomë e Shkollës së Mesme Teknike – preferohet drejtimi instalues i ngrohjes dhe klimatizimit
  • Preferohet eksperiencë praktike ose trajnime të specializuara për kaldat dhe sistemet industriale


Detyrat e përgjithshme të pozitës përfshijnë:

  • Operon kaldat industriale sipas manualeve dhe udhëzimeve të sigurisë
  • Rregullimi i parametrave si presioni, temperatura dhe avulli
  • Kontrolli i përdorimit të karburantit dhe energjisë
  • Detyra të tjera specifike që i përfshin pozita e punës


Ju përfitoni:

  • Pagë të lartë dhe konkurruese
  • Sigurim shëndetësor dhe aksidental për 24:00h për gjatë gjithë vitit
  • Shujtë ditore
  • Trajnime nga lemi të mbrojtjes, shëndetit dhe sigurisë në punë


Vërejtje: Kompania posedon autobus privat për transport (pa pagesë) për punëtorët në relacionet: Pejë-Zahaq dhe kthimin Zahaq–Pejë!

Procesi i Aplikimit:

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni shënimet e juaja tuaja në emailin:
📧 info@egigroup-ks.com
apo dërgoni CV-në tuaj fizikisht në zyrat EGI Group në Zahaq/Pejë.

Konkursi është i hapur nga data: 27.06 – 12.07.2025
Për informata shtesë mund të kontaktoni në numrin: 📞 049 772 772

📍 Pi&Ki
📞 0800 30 300
🌐 www.egigroup-ks.com

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu