KONKURS PUNE
Pozita: Faturiste / Asistente e Kontabilitetit
Lloji i punësimit: Me orar të plotë
Gjinia: Femër
Mosha: 25–30 vjeç
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë universitare në Fakultetin Ekonomik, Drejtimi i Kontabilitetit, Financave ose fusha të ngjashme;
- Përvojë pune minimum 3 vjet në profilin përkatës;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese në punë ekipore;
- Përkushtim, saktësi dhe përgjegjësi në detyra.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja e stoqeve dhe evidencës përkatëse;
- Menaxhimi i kartelave të furnitorëve dhe klientëve;
- Faturimi ditor i shitjeve dhe regjistrimi i blerjeve;
- Asistimi në nevojat e klientëve dhe mbështetje për sektorët përkatës;
- Bashkëpunim i ngushtë me ekipin e shitjes, importit dhe financave.
Kushtet e punës:
- Orari i punës: E hënë – E premte, ora 09:00–17:00;
- Pushim vjetor: Sipas legjislacionit në fuqi;
- Pagesa dhe benefitet: Në përputhje të plotë me Ligjin e Punës të Republikës së Kosovës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- CV e përditësuar;
- Letër motivimi;
- Letër rekomandimi (e preferueshme, por jo e domosdoshme).
Mënyra e aplikimit:
Të interesuarat mund të dërgojnë dokumentet e aplikimit në adresën e e-mailit: [email protected]
Lokacioni: Marec, Lipjan