business

FTESE PER OFERTE: Blerjen e një veture të re me lizing

  • star Publikuar: 15-11-2023
  • star Skadon: 07-12-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1139

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes socialee dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë,pa marrë parasyshetninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve për nevojat e projektit regjional “Fuqizimi dhe aftësimi të rinjëve përmes mundësive të reja – YEEP II”, projekt ky i cili zbatohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në Maqedoninë Veriore, Shqipëri, Bosne e Hercegovinë, Serbi dhe në Kosovë, i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillimor - BMZdhe Fondit Hermann Gmeiner Gjermani – HGFD i cili ka për qëllim të permirësojë mundësitë për punësim dhe pjesëmarrje aktive të të rinjëve në rrezik në tregun e punës, fton kompanitë e specializuara dhe të interesuara për të ofertuar për: Blerjen e një veture të re me lizing

Me këtë rast shpallim Ftesë për Ofertë për të gjitha kompanitë e autorizuara për lizing të veturave

Kompanitë e interesuara mund të marrrin specifikacionin deri me: 06.12.2023 në email adresën:

[email protected]

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhen të kuotohen në euro pa tvsh (duke përfshirë të gjitha shpenzimet tjera përcjellëse nëse ka.
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur /apo në letër me logo zyrtare
  • Dëshmi/ Autorizimi që jeni shitës dhe servis i autorizuar nga prodhuesi i automjeteve
  • Ne ofertë të ceken garancionet e veturës
  • Afati i liferimit të veturës më së largu 3 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. (brenda muajit dhjetor 2023)

Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë (30 ditë) nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë prova se personi përgjegjës dhe pronari i biznesit nuk janë nën hetime për vepra penale/ose vërtetimin tatimor.

Ofertuesit e interesuar mund t’i dorëzojnë dokumentet dhe ofertën e mbyllur në pliko/ zarf (2 kopje),
të nënshkruara nga përfaqësuesi ligjor dhe të shënuara me kodin “ Oferta për Veturë”.

Ofertat duhet të dorëzohen deri me datën: 07.12.2023 në zyret e SOS Fshatrave të Fëmijëve Kosovë, në adresën Velani 1 Tetori, p.n. Prishtinë çdo ditë pune nga ora 09:00- 15:00.