business

Drejtues treni praktikant në stacionin e trenit Pejë, Drejtues treni praktikant në stacionin e trenit në Klinë

  • star Publikuar: 29-08-2023
  • star Skadon: 12-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani INFRAKOS SH.A
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Pejë, Klinë
Shikime 1064

Infrakos

Infrastruktura e Hekurudhave te Kosovës “Infrakos “ Sh.A Shpall:

KONKURS PUBLIK

POZITA: DREJTUES I LËVIZJES SË TRENAVE- PRAKTIKANT tri pozita:

  • një (1) pozitë drejtues treni praktikant në stacionin e trenit Pejë dhe
  • dy (2) pozita drejtues treni praktikant në stacionin e trenit në Klinë.

NJËSIA: Shërbimi i Stacioneve

KONTRATA: Me kohë të pacaktuar

I RAPORTON : Shefit të Stacionit

PËRGJEGJËSI MBIKËQYRËSI: JO

PËRSHKRIMI PUNËS:

  • Është përgjegjës për sigurinë dhe regullueshmërin në komunikacionin hekurudhor
  • Është përgjegjës për përgatitje të rregullt dhe nisje të trenave
  • Është përgjegjës për sigurim të rrugëtimit të trenave në hyrje, dalje dhe kalim dhe për manipulim me sinjale kryesore sipas dokumentit teknik , dhe udhëzimeve teknike.
  • Jep detyra , udhëheq dhe kontrollon realizimin e punëve manovruese.
  • E kryen efektin e punës me trena të cilin ia dorëzon Dispeçerit të Komunikacionit.
  • I udhëheq evidencat e nevojshme të komunikacionit dhe të vagonëve
  • Është përgjegjës për realizimin e OLT-ës
  • Kryen kontrollimin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm të ndërrueseve.
  • Është në kontakt të rregullt me Dispeqerin e komunikacionit
  • E përcjellë lëvizjen e trenave
  • E pajisë personelin e trenit me njoftime të nevojshme(Përmes Urdhëresës I dhe II)
  • Pastron ndërrueset dhe zyrën në stacione pa ndërrues.
  • Koordinon- kontakton me stacionet tjera në rregullimin e sigurt të lëvizjes së trenave
  • Kryen edhe punë tjera sipas Urdhëresave-Udhëzimeve me karakter të përhershëm ose të përkohshëm dhe sipas detyrave të përcaktuara në dokumentin teknik të stacionit pjesa e I,II.dhe sipas Urdhrit të Shefit të stacionit
  • Kujdeset per pronën brenda perimetrit të stacionit hekurudhor.
  • Kujdeset për mirëmbajtjen e pastërtisë në objektet, stabilimentet (ndërruesve aty ku mungon ndërruesi, e te tjera) si dhe hapësirat brenda dhe rreth stacionit.

KUSHTET, AFTËSITË DHE NJOHURITË E KËRKUARA:

  • Teknik i Komunikacionit hekurudhor.
  • Të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve
  • Të ketë aftësi organizative, planifikuese dhe orientim të qartë
  • Kontrollimin mjekësor (grup i parë shëndetësor)
  • Të njeh gjuhën shqipe preferohet njohja e gjuhës angleze dhe serbe
  • Aftësi te shkëlqyeshme kompjuterike.

Procedura e aplikimit:

Aplikacioni dhe konkursi mund të merret në ndërtesën e drejtorisë të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës -``INFRAKOS`` Sh.A, në Fushë Kosovë apo në www.infrakos.com Aplikacioni së bashku me dëshmitë tjera mund të dorëzohet në ndërtesën e drejtorisë së INFRAKOS-it, në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë. Dokumentacioni duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në të cilin duhet të shkruhet pozita për të cilën aplikon. Data e fundit për aplikim është më: 12/09/2023 ora 15:00. Dokumentacioni që mbërrin pas afatit dhe i pakompletuar do të konsiderohet i pavlefshëm. Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk ju kthehen. Vetëm kandidatët e selektuar për listën e ngushtë do të kontaktohen. Për informata kontaktoni në tel.: 038 550 550 237.