business

SHITËS / E, PUNËTOR/E NË LOGJISTIKË DHE AKTIVITETE TË DYQANIT


Ruaj
  • star Publikuar: 26-01-2026
  • star Skadon: 20-02-2026
Kategoritë Shitje, Logjistike
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

SHPALLJE PUNE

EMS PX RETAIL – Duty-Free Shop, me seli në bazën NATO dhe KFOR (FILM CITY), Prishtinë, shpall konkurs për këto pozita pune:

1. SHITËS / SHITËSE (1 pozitë)

Kërkesat:

  • Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme; njohja e gjuhëve të tjera përbën përparësi;
  • Së paku 1–2 vite përvojë pune si shitës/e;
  • Përvoja e mëparshme në Duty-Free ose sektor të ngjashëm është përparësi;
  • Njohuri bazike në përdorimin e programeve Word dhe Excel;
  • Aftësi për punë në ekip.

Obligimet e punëdhënësit:

  • Sigurim pensional;
  • Sigurim jete dhe aksidenti;
  • Pagesa e të gjitha obligimeve tatimore (punëdhënës/punëmarrës);
  • Sigurim shëndetësor (sipas periudhës së kontratës);
  • Ambient i përshtatshëm pune dhe mundësi për zhvillim profesional.

2. PUNËTOR/E NË LOGJISTIKË DHE AKTIVITETE TË DYQANIT (1 pozitë)

Kërkesat:

  • Njohja e gjuhës angleze është e detyrueshme; gjuhët shtesë janë përparësi;
  • Së paku 1–2 vite përvojë pune në logjistikë dhe organizim aktivitetesh;
  • Përvoja e mëparshme në sektorin e Duty-Free është përparësi;
  • Patentë shoferi, kategoria “B” (e detyrueshme);
  • Njohuri në Word dhe Excel janë të dëshirueshme;
  • Aftësi për punë ekipore.

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • CV në gjuhën angleze;
  • Kopje të diplomave dhe referencave;
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Certifikatë nga Gjykata e Kosovës, jo më e vjetër se 6 muaj, që vërteton se aplikanti nuk është nën hetime.

Aplikimet dërgohen në email:

[email protected]

(10:00 – 16:00 hrs) Afati i fundit për aplikim: 20 shkurt 2026