business

Menaxher i Depos , Komercialist/ Shitje, Vozitës CE, Operator i Makinerisè

  • star Publikuar: 11-03-2025
  • star Skadon: 11-04-2025
Kompani Uni Trade
Kategoritë Shitje, Depo, Shofer
Numri i pozitave 4
Vendi i punës Lipjan
Shikime 195

Uni-Trade SHPK me seli në Magj. Prishtine – Ferizaj, fsh. Konjuh – Lipjan shpall konkurs për këto pozita:

1 - Pozita: Menaxher i Depos (1)

2- Pozita: Komercialist/ Shitje (1)

3- Pozita: Vozitës CE (1)

4- Pozita: Operator i Makinerisè

Përgjegjësitë: Menaxher i Depos

Koordinon dhe menaxhon mbarëvajtjen e të gjitha proceseve operacionale,

  • Menaxhon porosin e mallit dhe pranimin e mallit,
  • Mbikëqyr operacionet e magazinimit, shpërndarjes dhe mirëmbajtjes,
  • Sigurohet që depo të funksionoj me kapacitet maksimal,
  • Mbikëqyr operacionet ditore, kontrollon dhe menaxhon stokun.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të ketë përvojë pune në pozita menaxheriale në sektorin e shitjes,
  • Fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve,
  • Njohuri shumë të mira në paketën e MS Office,
  • Të ketë patent shoferi (kategoria B).

Pergjegjesit: Komercialist/Shitje

  • Menaxhimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe të rinj,
  • Përgatitja e ofertave dhe negociimi i kushteve të bashkëpunimit,
  • Monitorimi i tregut dhe identifikimi i mundësive të reja për shitje,
  • Mbledhja dhe analizimi i të dhënave për të arritur objektivat e shitjes.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë në shitje ose pozita të ngjashme,
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi,
  • Leje drejtimi (kategoria B),
  • Të jetë i motivuar dhe me dëshirë për të arritur rezultate të mira.

Përgjegjësitë: Vozitës

  • Transportimin e mallrave sipas destinacioneve të përcaktuara,
  • Operimin e sigurt dhe profesional të kamionit/shleperit,
  • Kontrollon shpenzimet e kamionit që përdorë,
  • Përcjell gjendjen e automjetit dhe lajmëron për kohën e regjistrimit të tij,
  • Ndihmon në ngarkimin dhe shkarkimin e mallrave sipas nevojës.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Patentë shoferi Kategoria CE (e vlefshme),
  • Përvojë pune si shofer kamioni/shleperi,
  • Përgjegjshmëri dhe përpikëri në punë.

Përgjegjësitë: Operator I Makineris

  • Kryen punët e dhëna nga menaxhmenti,
  • Kontrollon dhe numëron produktet ne depo.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Te ketë aftesi bazike mekanike dhe deshirë për të mësuar,
  • Të jetë fleksibil dhe i përshtatshëm për punë në grup.

Të interesuarat mund të dërgojnë CV në email adresen tone: [email protected] ,. Apo nepermjet telefonit ne numrin 044 133 414