business

Ekspert/Kompani per monitorim e strategjise per avancimine e te drejtave te komuniteteve

  • star Publikuar: 23-05-2023
  • star Skadon: 06-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 13671

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR EKSPERT/KOMPANI PËR MONITORIMIN E STRATEGJISË PËR AVANCIMIN E TË DREJTAVE TË KOMUNITETEVE ROM DHE ASHKALI 2022 - 2026

Ofertim për monitorimin e strategjisë nacionale për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali;

Prishtinë

Aprovuar nga drejtori ekzekutiv

_____________________

Nënshkrimi

INFORMACION I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

1. KONTESTI I NDËRHYRJES

Që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008, institucionet e Republikës së Kosovës, përveç shumë iniciativave dhe aktiviteteve të ndryshme, kanë hartuar dy strategji, e para përfshin periudhën 2009 - 2015, e dyta 2017 - 2021 për integrimin dhe përfshirjen e romëve, ashkalive dhe egjiptiane në shoqërinë kosovare dhe e fundit e cila është në implementim e sipër 2022 – 2026, në të cilën janë definuar pesë fusha të veprimit të cilat adresohen në Strategji: arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi.

Kushtetuta e Republikes se Kosoves parasheh sigurimin e të drejtave të te gjitha komuniteteve dhe përmbushjen e standardeve më të larta të respektimit të të drejtave të njeriut, gjë e cila përcaktohet edhe në konventat ndërkombëtare. Me këtë, shteti i Kosovës merr për obligim të promovojë dhe të sigurojë realizimin efektiv të të drejtave të komuniteteve, me qëllim të përfshirjes së tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Kosovë.

Përmes projektit “Drejtësia Sociale II” do të bëhet monitorimi i implementimit të strategjisë nacionale në mënyre që të sigurohemi nëse është duke u implementuar plani akcional i veprimit siç është parashikuar nga të gjitha institucionet dhe akterët përgjegjës.

Prandaj, organizata joqeveritare “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” do të fokusohet në monitorimin e strategjisë nacionale për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali.

1.1 QËLLIMI SPECIFIK

Romët dhe Ashkalinjët e Kosovës janë komunitete të veçanta të cilët jetojnë tradicionalisht në Kosovë dhe kanë dhënë kontribut thelbësor jo vetem në shtet ndërtim por edhe në shoqërinë e larmishme të saj me traditat dhe kulturat e tyre të dalluara. Këto komunitete, krahas komuniteteve tjera, gëzojnë të drejta të përcaktuara me Kushtetutë dhe me legjislacionin në fuqi, megjithatë akoma përballen me pengesa dhe sfida në kuptim të përfshirjes së tyre në shoqëri. Si rezultat, komunitetet Rom dhe Ashkali përballen me nivel te larte te papunësisë, kushte të vështira socio-ekonomike, diskriminim etj.

Për të ndihmuar përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë kosovare, gjatë viteve 2022 - 2026, Qeveria ka miratuar “Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali” dhe Planin e saj të Veprimit 2022 - 2024, që përfshijnë objektiva të qarta strategjike të zbërthyera në objektiva specifike si dhe në aktivitete konkrete, realizimi i të cilave do të përmirësojnë dukshëm përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali në shoqërinë kosovare. Me besimin e plotë se implementimi i strategjisë do të ndikojë në jetën e komuniteteve organizata “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” do të fokusohet në monitorimin e implementimit dokumentit strategjik për përfshirjen e komuniteteve Rom dhe Ashkali.

Konkretisht, eksperti/kompania do të hulumtojë dhe vleresojë implementimin e strategjisë nacionale duke u fokusuar tek institucionet përgjegjëse për implementimin e plani akcional të veprimit.

Objektivat kryesore të intervenimit janë si në vijim:

  • Përgatitja dhe ofrimi i metodologjisë dhe përmbajtjes së monitorimit te “Strategjisë nacionale për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali”;
  • Raportimi i përgjithshëm mbi implementimin e strategjisë nga momenti i aprovimit deri ne periudhen kur ndodh hulumtimi;
  • Rekomandime për tejkalimin e sfidave në implementim.

2. AUDIENCA DHE PËRDORIMI

Intervenimi do të ketë për fokus stafin e autoriteteve lokale dhe qëndrore, të cilët jane përgjegjës për implementimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022 – 2026.

3. METODOLOGJIA DHE PROCESI

Qasja e ekspertit/kompanisë pritet të bazohet në hulumtime të dokumenteve strategjike për përfshirjen e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, përmes takimeve/intervistave

individuale/grupore me përfaqësues/drejtor të institucioneve përkatëse si dhe përpilimin e raportit përfundimtarë me të gjeturat gjatë procesit të monitorimit.

Eksperti/kompania duhet të planifikoj, që angazhimi maksimal, të jetë deri në 15 ditë në total të procesit të punës.

Eksperti/kompania gjithashtu duhet dhënë rekomandime konkrete për implementimin me efikas dhe efektiv si dhe rritjen e cilësisë së implementimit të strategjisë në fjalë.

Procesi duhet të ndjekë hapat e mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet si fitues i ofertës.

Faza fillestare: është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë materialet e nevojshme për monitorim të procesit në fjalë.

Vizitat në terren dhe sesionet konsultative: Eksperti/kompania do të organizojnë vizita/intervista me përfaqësuesit e autoriteve përgjegjëse për implementimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022 - 26, në mënyrë që të kuptoj procesin e implementimit strategjisë, arritjet, sfidat e të dhëna tjera të nevojshme për procesin, të dhëna këto që do i përfshijë në raportin përfundimtar.

Eksperti/kompania do të jetë përgjegjës për hartimin e raportit me të dhënat e dala nga monitorimi i strategjisë në fjalë.

Shkrimi i raportit: Pas përfundimit të procesit monitorimit, duhet të bëhet dorëzimi i draft raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata dhe gjithashtu pritet të paraqesë rekomandime konkrete për intervenimet e nevojshme të strategjisë.

4. PYETJE KËRKIMORE

1. Sa është duke u implementuar Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022 – 26?

2. Cilat janë sfidat më të cilat po përballen institucionet përgjegjëse për implementimin e strategjisë?

3. Sa është duke u shpenzuar buxheti i paraparë për strategjinë?

4. Cilat janë rekomandimet për tejkalimin e sfidave në implementim?

5. PRODUKTI

Si produkt final, kërkohet raporti i detajuar në lidhje me implementimin e strategjisë, në peridhën korrik 2022 deri shtator2023.

Hartimi i raportit përfundimtar me të gjeturat gjatë monitorimit, bashkë me rekomandimet e dala për institucionet përkatëse.

  • Një përshkrim fillestar i teknikave dhe metodave të monitorimit;
  • Një përshkrim i detajuar i metodologjisë/plani i punës së monitorimit duke përfshirë materialet që do të përdoren dhe raporti nga vizitat monitoruese;
  • Rekomandime specifike për secilin institucion përgjegjës për implementimin e strategjisë;
  • Raporti përfundimtar i monitorimit të strategjisë;

6. PLANI DHE BUXHETI

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim, megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë procesin të mos kalojnë 20 ditë në total brenda periudhës (gusht - nëntor 2023). OJQ-ja jonë do ti vlerësoj ofertat më të përshtatshme financiare të cilat janë në përputhje me çmimet e tregut në Kosovë dhe i pergjigjen kërkesave të lartë përmendura.

7. KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Të paktën 5 vite përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut;
  • Aftësi shumë të mira në analizimin, monitorimin dhe draftimin e dokumenteve strategjike;
  • Aftësi te mira komunikimi dhe prezantimi;
  • Njohuri për komunitetet romë, ashkalinjë dhe egjiptianë dhe çështjet me të cilat ballafaqohen janë një vlerë;
  • Njohja e kornizës ligjore për komunitetet pakicë në Kosovë;
  • Njohja e gjuhës serbe;

8. DOKUMENTACIONI I KËRKUAR/KUSHTET PËR APLIKIM

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t'i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në email adresën [email protected].

  • CV;
  • Një letër motivuese që shpjegon interesin dhe përshtatshmërinë e aplikantit/es për detyrën;
  • Kopje të nivelit arsimor dhe çertifikatave profesionale;
  • Dëshmi të punës paraprake me analizimin/hartimin e dokumente strategjike apo trajnime në fushat e kërkuara;
  • Ofertë financiare BRUTO që detajon buxhetin dhe planin e punës për angazhimin;
  • Çertifikatën e regjistrimit (vlen për kompani);
  • Për ofertuesit kompani Oferta duhet të ketë të përfshirë çmimet pa TVSH, bazuar në ligjin në fuqi të Republikës së Kosovës, me vendimin e Ministrisë së Financave, Neni 33, paragrafi 3.1 të ligjit nr. 05 / l-037 për TVSH , çdo OJQ – Organizatë Jo Qeveritare, në Kosovë është e liruar nga tatimi mbi vlerën eshtuar.

9. MËNYRA E APLIKIMIT:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën [email protected]. Ju lutemi shkruani “ Termi i Referencës së Punës për Ekspert/Kompani për Monitorimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali 2022 – 2026” në subjekt. Afati i fundit për aplikim është deri më datë: 06 qershor 2023 në ora 16:00. Çdo ofertë që dërgohet pas afatit të përcaktuar më lartë nuk do të merret parasysh.