
Kompani
Kulinare SH.P.K.
Kategoritë
Të tjera, Shitje
Vendi i punës
Prishtinë, Ferizaj, Lipjan, Fushë Kosovë, Shtime, Graçanicë
Numri i pozitave
2
Konkurs
Ndërmarrja Kulinare ShPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër të zgjerimit të aktiviteteve hapim konkurs për të pranuar punëtorë të motivuar për t`iu bashkuar ekipit tonë:
- Pozita: Shitës/Shitëse
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të prezantojë, promovojë dhe shes produktet/shërbimet tek klientët ekzistues dhe potencial,
- Përpilon oferta sipas kërkesave,
- Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me klient,
- Të propozojë mënyra për rritje të shitjeve në bazë të kërkesave të klientëve,
- Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikëqyrësit dhe bashkëpunëtorët,
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Përvojë në shitje së paku 2 vite
- Aftësi të mira komunikuese
- Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
- Të kuptojë praktikat e shërbimeve ndaj klientëve dhe principet e shitjes
- I/e gatshëm/me për pune ekipore,
- Aftësi të mira kompjuterike,
- Njohuri bazike të gjuhës angleze
Ne ofrojmë:
- Ambient të mirë pune
- Pagë konkurruese
- Kontratë pune, orar dhe pushim të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës nr. 03/L-212
Konkursi është i hapur deri me 21 gusht 2025.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në në e-mail adresën zyrtare [email protected]
Apliko shpejtë përmes sistemit!