
Bambus Group kërkon dy persona të organizuar dhe të besueshëm për pozitat "Shtëpiak" dhe "Mirëmbajtëse". Personi në rolin e Shtëpiakut do të mbikëqyrë ambientet, të kryejë riparime të vogla dhe të sigurojë një mjedis të rregullt dhe funksional për punonjësit. Ndërkohë, personi në rolin e Mirëmbajtëses do të jetë përgjegjës për pastërtinë dhe higjienën e hapësirave të punës.
Pozita: Mirembajtese
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Siguron pastërtine e përgjithshme të ambienteve të kompanisë sipas standardeve më të larta të higjienës
- Pastron dritaret dhe gjërat e tjera në hapësirën e përbashkët të hyrjeve
- Kryen inspektime të rregullta të hapësirave dhe pajisjeve për të identifikuar nevoja për mirëmbajtje apo riparim
- Njofton menaxherin/mbikëqyrësin e degës për mungesat ose nevojat për material të higjienës
- Përdor dhe mirëmban me kujdes mjetet dhe pajisjet e punës, duke ndjekur praktikat e sigurta dhe ekonomike
- Kujdeset për pajisjet dhe pasurinë materiale të kompanisë, sipas parimeve të përgjegjësisë personale dhe profesionale
- Bashkëpunon me stafin për ruajtjen e një ambienti pune të pastër, të sigurt dhe të këndshëm
- Zbaton në mënyrë rigoroze të gjitha udhëzimet dhe politikat e shëndetit dhe sigurisë në vendin e punës
- Raporton çdo dëmtim apo mosfunksionim të pajisjeve tek mbikëqyrësi përkatës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme.
Pozita: Shtëpiak
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Kontrolli i rregullsisë dhe menaxhimi i ambientit të punës
- Kryerja e riparimeve të ndryshme të vogla sipas nevojës (ujë, energji, pajisje).
- Mbikëqyrja e kushteve teknike dhe raportimi i problemeve për mirëmbajtje
- Komunikimi i rregullt me stafin për çdo nevojë apo çështje që lidhet me ambientet e punës
- Monitorimi dhe raportimi i nevojave për furnizime shtëpiake.
Kualifikimet e kërkuara:
- Përvojë në menaxhimin e ambienteve të ngjashme (e preferueshme)
- Aftësi të mira organizative dhe komunikuese
- Njohuri bazike me pajisje teknike
- Njohuri bazike me rrjetin elektrik, ujë, gjeneratorë dhe sisteme të tjera teknike
- Shkathtësi në zgjidhjen e problemeve praktike
- Përgjegjësi dhe korrektësi në raportim
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese
- Ambient pune bashkëpunues dhe mbështetës
- Mundësi për punë afatgjatë
- Pushime vjetore dhe mjekësore sipas Ligjit të Punës
Aplikoni duke u lajmruar ne numrat e telefonit 038606012 apo +38349613100 si dhe ne emailin jobs@bambusgroup.com
Apliko shpejtë përmes sistemit!