
KONKURS PUNE
Pozita: Shitës/e
Vendi i punës: Minimax Group sh.p.k
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëpritja dhe asistimi i klientëve gjatë procesit të blerjes
- Prezantimi dhe shitja aktive e produkteve të dyqanit
- Kujdesi për pastërtinë, rregullin dhe pamjen profesionale të ambientit të punës
- Kontribut i drejtpërdrejtë në realizimin e objektivave dhe rritjen e shitjeve
- Gjetja e zgjidhjes më të përshtatshme për nevojat e klientit dhe ofrimi i alternativave kur është e nevojshme
- Sigurimi që produktet të jenë gjithmonë në stok dhe të ekspozuara në mënyrë të rregullt
- Ekspozimi i artikujve dhe mirëmbajtja e hapësirave të shitjes
Kualifikimet e kërkuara:
- Të ketë përfunduar shkollën e mesme
- Etikë e lartë profesionale dhe orientim të qartë drejt shërbimit ndaj klientit
- Përvojë e mëparshme në shitje është përparësi, por jo e domosdoshme
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
📧 Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes e-mailit: [email protected]
📞 Ose të kontaktojnë në numrin: +383 (45) 266 007