business

Thirrje për Ekspert/Kompani

  • star Publikuar: 23-01-2024
  • star Skadon: 07-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1407

TERMI I REFERENCËS (TOR) ANALIZA E KORNIZËS LIGJORE DHE/OSE NDRYSHIMET EVENTUALE PËR TRANFORMIMIN E VENDBANIMEVE NË KORNIZËN AKTUALE LIGJORE

Emri i thirrjes

Ekspert/kompani që kanë njohuri dhe ekspertizë për ligjet në fushën e banimit, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit

Informacion i përgjithshëm:

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve” (Voice of Roma, Ashkali and Egyptians) me selinë e saj aktuale në Prishtinë, është një organizatë jofitimprurëse që ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian si dhe mbështetjen e vazhdueshme drejt integrimit të tyre në shoqërinë Kosovare përmes avokimit për të drejtat e tyre, përmirësimit të kushteve të banimit, hapjen e vendeve të reja të punës, organizimin e trajnimeve të ndryshme etj.

  1. Kontesti i ndërhyrjes:

Objektivi i përgjithshëm për projektin e Drejtësisë Sociale është“Një shoqëri multietnike dhe multikulturore në Kosovë, ku romët, ashkalitë dhe egjiptianët trajtohen si të barabartë nga shteti dhe shoqëria, kanë qasje në të njëjtat mundësi dhe sherbime si të gjithë të tjerët,dhe dijnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre dhe janë të autorizuar t'i ushtrojnë ato të drejta”.

Vizioni i këtij projekti është një Kosovë ku burrat dhe gratë romë, ashkali dhe egjiptianë kanë një vend pune të denjitetshem si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, duke punuar me dinjitet për të siguruar të ardhura për familjet e tyre, kanë qasje dhe përdorin infrastrukturën publike cilësore dhe ku shërbimet janë të disponueshme dhe të casshme në nivel lokal; një Kosovë ku si rezultatet shëndetësore ashtu edhe
jetëgjatësia e pjesëtareve të komuniteteve janë duke u përmirësuar dhe një Kosovë ku gratë rome, ashkali dhe egjiptiane janë më pak të shtypura dhe të nën-përfaqësuara në arsim dhe punësim
dhe në sferate tjera të jetës janë më të fuqizuara.

2. Arsyetimi i thirrjes:

Programi i banimit i cili është duke u implementuar nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve në bashkëpunim me Komunën e Fushë Kosovës, ka për synim të punojë në riorganizimin e lagjeve 028 dhe 029,
duke i bashkuar parcelat dhe transformuar ato në lagje urbane me standarde banimi me ndërtimetë ulta, të mesme dhe të larta. Në këto objekte do të mund të sistemohen familjet aktuale dhe jo vetëm, do të sigurohen hapësirat e gjelbërta, rekreative, kënde për lojëra të fëmijëve, që të gjithakëto në harmoni me planeturbane
e zhvillimore komunale dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi. Synimi i programit është që në fushën e banimit të mundohet të sjellë koncepte inovatore për strehim të përballueshëm-zgjidhje ndërtimi, hartimin e politikave për banim, pilotimin e transformimit dhe promovimin në nivelin qendrordhe lokal. Nëpërmjetavokimit, programi i banimit do të mundohet të ndikojë në lehtësimin e procedurave lokale për regjsitrimin e pronave individuale dhe formalizimin e vendbanimeve joformalepërfshirë planifikimin kadastral.

Projekti zbatohet në një partneritet të përbashkët midis Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Kosovë, HEKS / EPER (Ndihma e Kishës Zvicerane) dhe TdH (Fondacioni Terre des hommes).

3. Objektivat specifike:

Analiza e kornizës dhe/ose ndryshimet eventuale për tranformimin e vendbanimeve në kornizën aktuale ligjore, si pjesë e Programit të Banimit, që është duke u implementuar nga OJQ VoR/A/E, ka për synim të analizojë situatën aktuale sa i përketë bazës ligjore dhe rregullativës në fuqi për trajtimin e vendbanimeve jo formale dhe mundësinë e paraparë në kornizë ligjore për rigjenerimin (transformimin) e vendbanimeve joformale, të banuara zakonisht nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Kjo analizë, do t’i shërbejë përzgjedhjes së hapave zbatues për të realizuar synimin e programit që në fushën e banimit të sillen koncepte inovatore për banim të përballueshëm-zgjidhje ndërtimi, hartimin e politikave për banim, pilotimin e modelit të parë të ndërtesës si pjesë e procesit të transformimit dhe promovimin e tij në nivelin qendror dhe lokal.

Analiza e kornizës ligjore për trajtimin dhe rigjenerimin (transformimin) e vendbanimeve joformale ka objektivë specifike trajtimin e vendbanimeve joformale, rregullim urban, ndërtim, sigurimin e banimit të qëndrueshëm nëpërmejt dokumenteve ligjore të planifikimit urban, ndërtimit dhe banimit.

Analiza do të përdorë si bazë edhe analizat aktuale të realizuara nga VoR/A/E për gjendjen ekzistuese socio-ekonomike dhe fizike të ndërtimeve në fshatin Prilluzhë të Komunës së Vushtrisë dhe për gjendjen ekzistuese socio-ekonomike dhe fizike e ndërtimeve në lagjet 028 dhe 029, Fushë Kosovë.

Kjo analizë ka për qëllim të sjellë pasqyrën aktuale në procesin e rigjenerimit (transformimit) të vendbanimeve joformale të populluara kryesisht nga komunitetet rom, ashkali e egjiptianë dhe rekomandimet konkrete për përfshirjen e transformimit si proces në kornizë ligjore.

4. Burimet/rolet dhe përgjegjësitë kryesore

Ofertuesi duhet të ofrojë cmimet e detajuara për të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për realizimin e analizës si dhe çmimin në total.

5. Ofertuesi do të jetë përgjegjës:

  • Ofertuesi do të jetë përgjegjës për ofrimin e të gjitha shërbimeve deri tek analiza përfundimtare;
  • Analizon të gjitha të dhënat duke i përfshirëlegjislacionin në fuqi për planifikim hapësinor, banim dhe ndërtim, rregulloret dhe analizat aktuale në shërbim të evidentimit të zbrastësive për realizimin e rigjenerimit (transformimit) të vendbanimeve joformale të banuara kryesisht me komunitete rom, ashkali e egjiptianë;
  • Dhënjen e rekomandimeve konrekte për përfshirjen e transformimit në kornizë ligjore;
  • Prezentimine draftit të analizëstek përfaqësuesit e organizatës;
  • Inkorporimine komenteve të përfaqësuesve të organizatës;
  • Finalizimin e analizës dhe prezentimin e saj në organizatë, institucione relevante dhe konferenca të mundshme.


6. Organizata do të jetë përgjegjëse:

  • Do të caktojë një person kontaktues për të komunikuar me kompaninë/ekspertin e përzgjedhur.
  • Konsultime deri në finalizimin e produktit;
  • Mbështetë kompaninë/ekspertin duke ofruar të dhënat e disponueshme dhe sigurimin e kontakteve;
  • Komenton draftin e analizës së të përgatitur nga ekperti/kompania;
  • Aprovon analizën finale.


7. Detyrat dhe metodologjia

Qasja e përgjithshme pritet të bazohet kryesisht në një përzierje të metodave cilësore për mbledhjen dhe analizën e të dhënave, por duke përdorur strategji të dhënave sasiore të disponueshme për analizë dhe interpretim.

Ekspeti/ja pritet të përdorë metoda të tilla si: analiza e ligjeve, akteve nënligjore, UA-ve, të dhënave ekzistuese statistikore, intervista me zyrtarë përgjegjës (në nivel qëndror dhe lokal) për procesin e transformimit të vendbanimit, intervista nëpërmjet telefonit apo takimeve virtuale, etj.

Një metodë tjetër e rekomanduar nga kompania/eksperti është gjithashtu e pranueshme.

Procesi duhettë ndjekë hapate mëposhtëm:

Kontrata dhe takimi fillestar: - Diskutimi për kushtet e punës dhe nënshkrimi i kontratës së detyrës. Dokumentet e para, duke përfshirë të dhënat e disponueshme, i jepen ekipit që do të përzgjidhet.

Faza fillestare: është pjesë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare për mjetet dhe procedurat metodologjike, duke përfshirë përzgjedhjen e partnerëve të intervistës / strategjinë e kampionimit. Përfshin hulumtim dokumentacionesh nga zyra(deskresearch) dhe intervistat e informatorëve kryesorë me stafin kryesor të projektit, dhe me palë të tjera të interesuara të jashtme për t'u rënë dakord në takimin fillestar.

Vizitat në terren: Burimet primare të të dhënave dhe burimet dytësore të të dhënave përdoren për të gjeneruar informacionin e nevojshëm për analizë. Kryerja e mbledhjes së të dhënave parësore duke përdorur metoda të ndryshme të përcaktuara më sipër.

Eksperti/ja do të bëjë prezentimin e gjetjeve kryesore dhe konkluzionet e para të cilat duhet të diskutohen me stafin kryesor të organizatës.

Shkrimi i raportit: Dorëzimi i raportit përfundimtar, përfshirja e komenteve nga organizata. Procesi i mëpasshëm i hartimit mund të kalojë nëpër raunde shtesë reagimesh derisa të miratohet raporti përfundimtar. Përfundimet duhet të trajtojnë pyetjet e vlerësimit në TOR, duke marrë parasysh edhe gjetjet e papritura. Pritet që ekipi i hulumtimit të paraqesë rekomandime konkrete të cilat i adresohen palëve specifike të interesit. Eksperti duhet të bëjë edhe prezentimin e raportit në institucione të ndryshme, sipas kërkesës së organizatës.

8. Pyetje kërkimore

Analiza pritet të sigurojëpërgjigjet por nuk kufizohet vetëm në pyetjet e mëposhtme:

Cila ështëbaza ligjore në fuqi sa i përket trajtimit të vendbanimeve joformale, banimit, ndërtimit, dhe dokumenteve për planifikim hapësinor dhe urban?

A parashihet në ndonjë dokument ligjor transformimi i vendbanimeve?

Nesë po, cilat janë zbrastësitë ligjore për të realizuar regjenerimin (transformimin) e vendbanimeve joformale?

Nëse jo, cilat janë rekomandimet, hapat konkrete dhe mundësitë për përfshirjen e transfomirmit të vendbanimit si proces në kornizë ligjore?

Si ndikojnë problemet pronësore në projektet e transofmimit të vendbanimeve?

Cila është rëndësia e përfshirjës së tranformimit të vendbanimit në kornizë ligjore?

Rekomandimet konkrete për mundësinë e financimit të procesit të transformimit?

9. Produkti

  • Një raport fillestar që përmban dizajnin e hulumtimit dhe metodologjinë e projektimit (përfshirë kornizën e bashkangjitur kërkimore/matricën e hulumtimit);
  • Mjetet e mbledhjes së të dhënave;
  • Një raport vlerësimi përfundimtar që i përgjigjet objektivave dhe të paktën pyetjeve të analizës; struktura e tij do të miratohet si pjesë e raportit fillestar;
  • Analizë e plotë e të dhënaveku përdorën edhe grafikonet e ndryshme;
  • Të dhëna të papërpunuara (pyetësorët, dokumentacioni i intervistave, listat, baza e të dhënave);
  • Prezantimi përfundimtar në Poëer Point i cili përmbledh përmbajtjen e raportit të vlerësimit/analizes.


10. Plani dhe buxheti

Ofertuesi është i lirë të propozojë numrin e ditëve që i nevojiten për hulumtim; megjithatë, ne dëshirojmë të rekomandojmë që ditët totale të punës për të gjithë të mos kalojnë 30 ditë në total duke filluar nga data e nënshkrimit të kontratës. Nëse detyrat e ndryshme bëhen nga i njëjti vlerësues, sugjerohet që fazat përkatëse në terren për detyra të ndryshme të kryhen paralelisht nga anëtarë të ndryshëm të ekipit.

11. Kriteret e perzgjedhjes

  • Aftësi të mira analitike dhe konceptuale;
  • Përparësiaështë ekperienca paraprake me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian;
  • Përvojë pune minimum 5 vjet në hartimine analizave/dokumenteve të ngjashme për institucionet publike ose organizatat ndërkombëtare;
  • Njohuri të mira në legjislaturën e fushës së banimit, planifikimit hapësnior dhe ndërtimit në Kosove;
  • Aftësi në hartimtë dokumenteve;
  • Aftësi të mira komunikimi dhe ndër-personale.


10. Dokumentacioni i kërkuar /kushtet për aplikim

  1. Ofertë financiare e detajuar me planin e punës;
  2. Dokumente që dëshmojnë punën gjatë proceseve të legalizimit;
  3. Dokumente të hartuaranga që mbështesin punën paraprakenë fushën e banimit;
  4. CV;
  5. Dy referenca;
  6. Çertifikatëne regjistrimit (vlenpër kompani).

Kushte të përgjithshme:

  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbanë të drejtën e ndryshimit të ofertës në bazë të kërkesës derisa të merret vendimi përfundimtar;
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e mbështetë vendimin e vetë në ofertën që i posedon përparësitë më të larta ekonomike siç mund të jetë shërbimi cilësor, por kriteri kryesor i vlerësimit është çmimi më i lirë sipas sasisë totale;
  • Organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve ka të drejtën të refuzojë ndonjë ose të gjitha ofertat e pranuara nëse ato nuk i plotësojnë kriteret;
  • Ndërhyrja në këtë proces nuk është e lejuar dhe do të rezultojë në diskualifikimin e ofertës;
  • Vendimi final, nuk do të bëhet përderisa nuk kompletohen të gjitha procedurat interne të organizatës. Në rast se shërbimi do jetë sipas kërkesës së kompanisë/ekspertit, mund t’iu ofrohet edhe kontrata por duke mos ndryshuar çmimet e ofertës;
  • Oferta do të vlerësohet nga Komisioni i Prokurimit të Organizatës Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve në momentin e mbylljes së procesit.
  • Gjithashtu, njoftimi do të bëhet brenda javës pas marrjessë vendimit nga Komisioni Vlerësues i Prokurimit të organizatës.

Menyra e aplikimit:

Oferta duhet të dërgohet në mënyrë elektronike në email adresën: [email protected] deri me 07 Shkurt 2024, në ora 16.00.