
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është duke krijuar një ekosistem inovativ përmes bashkimit të aktorëve kryesor në sistemin e inovacionit dhe rrjedhimisht mbështet inovacionin sipërmarrës. Këta aktorë përfshijnë biznese inovative, të orientuara në teknologji dhe krijimitari dhe biznese fillestare, institucionet arsimore, ofruesit e trajnimeve professionale, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë nga sektori publik. ITP Prizren është baza e dikurshme e KFOR-it dhe përbëhet nga 40 hektarë dhe rreth 50 ndërtesa. Per me shume informata mund ten a vizitoni ne:
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është në kërkim të pozitës:
Staf Mbështetës - Teknik i Sistemit të Ngrohjes, Ventilimit dhe Kondicionimit të Ajrit (HVAC-Heating, Ventilation, and Air Conditioning)
Qëllimi i Pozitës:
Përgjegjës për instalimin, mirëmbajtjen, diagnostikimin dhe riparimin e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe klimatizimit (HVAC) në të gjitha objektet e parkut. Siguron që pajisjet të funksionojnë në mënyrë efikase, të sigurt dhe në përputhje me standardet përkatëse.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës janë:
- Inspektimi, mirëmbajtja, instalimi dhe riparimi i sistemeve të Ngrohjes, Ventilimit dhe Kondicionimit të Ajrit, përfshirë split njësi, chiller-a, ngrohje qendrore, njësi ventilimi, etj.
- Diagnostikimi i defekteve mekanike dhe elektrike në sistemet Ngrohjes, Ventilimit dhe Kondicionimit të Ajrit.
- Mirëmbajtja dhe funksionimi i sistemit të ngrohjes qendrore me naftë, duke përfshirë kontrollin e kaldajës dhe pajisjeve përkatëse, si dhe matjen e rregullt të nivelit të naftës në rezervuarët e sistemit të ngrohjes.
- Kryerja e saldimeve të nevojshme në instalimet e sistemit të ngrohjes dhe pajisjeve tjera përcjellëse, për të siguruar mbyllje hermetike dhe funksionim të qëndrueshëm.
- Sigurimi që të gjitha ndërhyrjet dhe punët janë në përputhje me rregulloret për shëndet dhe siguri në punë.
- Menaxhimi i inventarit të mjeteve dhe pjesëve rezervë për sistemet Ngrohjes, Ventilimit dhe Kondicionimit të Ajrit si dhe mbajtja e evidencave për inspektime, ndërhyrje dhe riparime.
- Mbështetja e ekipit të objektit gjatë organizimit të ngjarjeve ose intervenimeve teknike ad hoc.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas udhëzimeve dhe kërkesës të menaxherit të linjës.
Kërkesat dhe Aftësitë e Nevojshme:
- Përvojë e dëshmuar në mirëmbajtjen dhe riparimin e sistemeve të Ngrohjes, Ventilimit dhe Kondicionimit të Ajrit (së paku 3 vite përvojë e preferuar).
- Diplomë profesionale apo certifikim teknik në sistemet e Ngrohjes, Ventilimit dhe Kondicionimit të Ajrit ose fusha të ngjashme, është përparësi.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të menaxhuar detyra e dhëna.
- Aftësi fizike për të punuar në ambiente të ndryshme (brenda, jashtë, tarraca, etj.).
Aftësi të Preferuara:
- Përvojë me sisteme të menaxhimit të ndërtesave (BMS).
- Njohuri bazike për efikasitetin energjetik.
- Njohuri në instalime elektrike apo hidrosanitare janë avantazh.
- Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) ofron benefite tërheqëse për punonjësit, duke përfshirë: • Pagë konkurruese;
- Pagën e 13-të;
- Bonus vjetor në bazë të performances;
- Sigurim shëndetësor;
- 26 ditë pushim vjetor.
Këto benefite janë pjesë e angazhimit tonë për të mbështetur motivimin, mirëqenien dhe zhvillimin profesional të stafit, duke krijuar një mjedis pune të qëndrueshëm dhe profesional.
Lokacioni: ITP Prizren
Si të aplikoj?
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes adresës elektronike [email protected], apo duke e sjellur CV-në në adresën e mëposhtme:
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren,
Rr. Ukë Bytyçi, nr. 84, Ndërtesa nr.27, Kati 1, Zyra nr: 122
20000 Prizren, Republika e Kosovës
Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më 04 Gusht 2025, në orën 16:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të rekrutimit. *Mohimi i përgjegjësisë
Privatësia e të dhënave
ITP është e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e informacionit personal që ne përpunojmë.
Deklarata e Pëlqimit
Ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit. Informacioni do të aksesohet vetëm nga stafi i rekrutimit dhe anëtarët e panelit. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja do të mbahen të sigurta dhe nuk do t'u shpërndahen palëve të treta. Ju keni të drejtë të ndryshoni ose të përdorni informacionin tuaj. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja personale do të fshihen pas gjashtë muajsh kur ky informacion nuk kërkohet më për këtë qëllim.