business

Agjent i shitjes

  • star Publikuar: 11-08-2025
  • star Skadon: 19-08-2025
Kompani Passable Sh.p.k
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Passable shpk, është kompani vendore e cila merret me distribuimin e brendeve të njohura ndërkombëtare.

Për të mbështetur rritjen e biznesit tonë në Kosovë ne po kërkojmë entuziazëm, kandidatë të besueshëm dhe të orientuar në rezultat për pozitën e:

  • Agjent i shitjes - nje pozite

(Pozita është punë me orare të plotë)

Kualifikimet:

  • Të ketë shkollimin e mesem/larte ekonomi, menaxhim biznesi apo të ngjajshme të cilat ndërlidhen me pozitën e punës.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi, aftësi për bashkëpunim në ekip
  • Aftësi për zgjedhje të problemeve
  • Organizim i mirë i punës
  • Respektim, integrim dhe punë etike
  • Të ketë aftësi inovative
  • Te ketë përvojë në punë ne fushen e njejte
  • Leje të vozitjes të kategorisë B

Përfitimet e aplikanteve:

  • Trajnimi dhe mbështetja fillestare
  • Pozicion sfidues në mjedis dinamik
  • Mundësi për rritje personale dhe profesionale
  • Pagë konkurruese në përputhje me rezultatet tuaja

Përshkrimi i punës dhe detyrat:

  • Hulumton tregun e shitjes
  • Zbaton dhe zhvillon programet e shitjes ne teren
  • Mban evidencën për mallin e shitur
  • Inkason mjetet nga blerësat për mallin e shitur
  • Realizimin e planit javor dhe mujor të punës
  • Kujdeset per automjetin e punës (dalja e rexhistrimit, nderrimi i vajit, paisjet e nevojshme për veturë si dhe plotësimi i fletëudhëtimeve)
  • Kujdeset për komunikimin në punë sipas rregullores së kompanisë për sjellje në punë.
  • Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për këto produkte
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre
  • Organizon promocione të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjen
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkepunim ne grup

Ne jemi duke kërkuar për të plotesuar pozicionin sa më shpejt të jetë e mundur.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 11/08/2025, dhe afati i fundit për marrjen e aplikacioneve është 19/08/2025.

Ne inkurajojmë kandidatët e kualifikuar për këte pozitë që të dërgojnë një CV dhe një Leter motivuese jo më vonë se 19 Gusht 2025 në: [email protected]

Vetem kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu