business

Agjent i Shitjes – Prishtine (3), Agjent i Shitjes – Gjilan (2)

  • star Publikuar: 28-03-2024
  • star Skadon: 28-04-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 5
Vendi i punës Prishtinë, Gjilan
Shikime 2815

Kompania Fm Holding Group Shpk me seli në Prishtinë për shkak të rritjes së procesit të punës shpall konkurs për 5 vende pune agjent I shitjes ne terene te ndryshme Prishtine , Gjilan:

Pozicioni : Agjent i Shitjes – Prishtine (3)
Agjent i Shitjes –Gjilan (2)

Përgjegjësitë dhe detyrat:

  • Mban përgjegjësi për shitjen e mallit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga udhëheqësi;
  • Rekruton kliente të ri dhe sigurohet që sherbimi ndaj klientëve te jetë ne nivelin me të larte
  • Bën përgatitje para daljes në teren, vendos qëllimet për secilën vizitë, dhe përcakton prioritet gjatë vizitave;
  • Bën prezentimin, dhe shitjen e produkteve në terenin përkatës, që i caktohet.
  • Mban evidenca financiare ditore për vlerat e mallit, dhe mallit të shitur ne terenin perkatës.
  • Raporton në baza ditore gjatë vizitave në terren;
  • Kontrollon cilesine e mallit të lënë tek klienti, nën palimin e mallit dhe kthimin ne rast të dëmtimit apo skadimit të afatit.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera që i caktohen nga mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, kualifikimi universitar është përparësi;
  • Kandidati duhet të jetë i motivuar për të arritur objektivat si dhe duhet të ketë prirje për të shitur;
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Krijues, inovativ, i shkathët dhe i orientuar drejt zgjidhjeve
  • Nivel të lartë të integritetit dhe motivit personal
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.
  • Patentë të vozitjes, kategori B
  • Preferohet mosha nga 20-30 vjet.

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]

Vemendje: Ne email te ceket Tereni per te cilin aplikoni!