business

Operator i BAC-së (Pastrimit të fushë-betejave) (13)

  • star Publikuar: 16-08-2024
  • star Skadon: 31-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani The Halo Trust
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 13
Vendi i punës Pejë, Gjakovë, Deçan, Istog, Klinë, Hani i Elezit, Junik
Shikime 481

Konkurs për punësim – Operator i BAC-së

RRETH NESH

The HALO Trust është organizata më e madhe humanitare ndërkombëtare e pastrimit të fushave të minuara dhe fushëbetejave, e cila operon në 30 vende dhe territore të botës dhe punëson 12,000 persona staf ndërkombëtarisht. Me projektin e themeluar në Kosovë më 1999, misioni i HALO-s është të mbrojë jetëra dhe të rivendosë jetesën për ata që preken nga minat tokësore dhe nën-municionet kasetore.

HALO është një punëdhënës i mundësive të barabarta dhe nuk do të diskriminojë asnjë kandidat në bazë të moshës, gjinisë, etnisë, fesë ose ndonjë karakteristike tjetër. Të gjitha rekrutimet kryhen në mënyrë transparente, me përzgjedhje të bërë vetëm në bazë të aftësisë. Gratë dhe pakicat inkurajohen të aplikojnë.

TITULLI: Operator i BAC-së (Pastrimit të fushë-betejave)

LOKACIONI: Rajoni i Dukagjinit (10 pozita), Kaçaniku dhe Hali i Elezit (3 pozita)

ORARI: I plotë

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Operarator-i/ja i/e BAC-së është përgjegjës/e për pastrimin e UXO-ve (mjeteve të pashpërthyera) në Kosovë, në përputhje me rregullat e HALO-s dhe standardet kombëtare të HALO-s në Kosovë. Ata raportojnë tek Komandati i Ekipit apo tek Asistenti i Komandantit të Ekipit.

Puna si operator/e kërkon përgjegjësi të lartë,përkushtim dhe shëndet të mirë fizik si dhe shpeshherë nënkupton qëndrim në kampe larg shtëpisë, gjatë ditëve të punës. HALO kërkon punë ekipore dhe nga ju pritet të përfaqësoni mirë HALO-n, duke iu përmbajtur politikave të organizatës.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE

  • Kryen pastrimin e UXO-ve (mjetëve të pashpërthyera) në përputhje me Procedurat Standarde të Operimit të HALO Kosovë.
  • Ruan standarde të larta të sigurisë personale dhe të ekipit.
  • Përdor dhe ruan pajisjet në mënyrë të sigurtë dhe korrekte.
  • Ndjek udhëzimet e pastrimit të fushave nga Udhëheqesi i Ekipit apo Asistentit të Komandantit të Ekipit dhe ngrit çdo shqetësim në kohën e duhur.
  • Ruan standardet profesionale, të përpikmërisë dhe disiplinës.

KUALIFIKIMET

  • Të jenë banorë të Republikës së Kosovës
  • Të jenë mbi moshën 18 vjeçare
  • Të kenë të përfunduar shkollën e mesme
  • Të kenë rekord të pastër kriminal nga Gjykata Themelore
  • Të kenë disponueshmëri për të punuar në tërë territorin e Kosovës
  • Posedim i patent shoferit (Kategoria B) konsiderohet përparësi

PËRFITIMET

Përfitimet e të punuarit me HALO-n:

  • Paga fillestare varion nga 652 - 692 Euro, me mundësi promovimi pas 12 muajsh
  • Plan gjithëpërfshirës i Sigurim Shëndetësor
  • Mbështetje për kujdesin ndaj fëmijëve për fëmijë nga 6 muajsh deri në 8vjeç
  • Paketa gjithëpërfshirëse e pushimeve duke përfshirë festat zyrtare
  • Trajnimi i paguar
  • Ofrimi i uniformave
  • Kompensimi i ushqimit dhe akomodimi sigurohen kur kanditatët vendosen larg shtëpisë
  • Mundësi për avancim në karrierë
  • Orari i punës nga e Hënë – e Premte.

APLIKIMI

HALO do të ofrojë trajnime për të gjithë kandidatët e suksesshëm. Trajnimi do të mësojë të gjitha aftësitë e nevojshme për të kryer punën. Trajnimi do të mbahet kryesisht në selinë e HALO-s në Gjakovë, por me një kohë të caktuar në zonën e trajnimit të programit, në Glloboçicë. Akomodimi dhe kompensimi i ushqimit sigurohen për kohën e kaluar duke punuar larg shtëpisë. Për të kaluar trajnimin, kërkohet prania gjatë gjithë kohës. Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimit, kandidatëve mund t'u ofrohet një pozitë me orar të plotë në ekip.

Të gjitha aplikacionet duhet të dërgohen në email adresën [email protected] apo fizikisht tek zyret e The HALO Trust, adresa: Dervish Shaqa pn, Osek Hilë, Gjakovë (nr.tel 048 492 770) duke përfshirë CV-në, kopje te letërnjoftimit dhe vërtetimin nga gjykata që nuk jeni nën hetime. Afati i fundit për aplikim: 31 gusht 2024, deri në orën 23:59.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen.