business

Ekspert

  • star Publikuar: 11-06-2025
  • star Skadon: 20-06-2025

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Termat e Referencës për përzgjedhje të:

Kompani/Ekspert për Zhvillimin e një Platforme Online për Regjistrimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Grupin avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara “Zëri Ynë”

Informata për Forumin Kosovar të Aftësisë së Kufizuar

Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë ombrellë dhe mekanizëm gjithëpërfshirës i organizatave të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, i cili është themeluar me asistencën e Zyrës së Komisionit Evropian në Kosovë. Forumi përfaqëson dhe mbron të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë, në mënyrë të unifikuar dhe pa asnjë dallim.

Fushëveprimi i detyrës

Në vazhdim të implementimit të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë” në partneritet me zyrën e Save the Children në Kosovë, Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar është duke kërkuar

Kompani/Ekspert për Zhvillimin e një Platforme Online për Regjistrimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Grupin avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara “Zëri Ynë”

Kompania/Eksperti duhet të këtë përvojën e duhur në hartimin e platformave të ngjashme.

Qëllimi i Platformës

Qëllimi kryesor është krijimi i një sistemi digjital që:

  • Lehtson regjistrimin e fëmijve me aftësi të kufizuara në nivel të Kosovës.
  • Siguron regjistrim të lehtë të fëmijëve me aftësi të kufizuara apo prindërve të tyre.
  • Siguron që informatat e fëmijëve të jenë të sigurta.

Rezultatet e Pritshme

  • Një platformë funksionale, e testuar dhe në përputhje me nevojat e grupit të fëmijëve Zëri Ynë.
  • Platformë e qasshme për fëmijët me lloje të ndryshme të aftësisë së kufizuar.
  • Rritje e ndërgjegjësimit/promovimit të fëmijëve me aftësi të kufizuara për regjistrim në Platform.

Kriteret e nevojshme për Zhvilluesin:

· Eksperiencë në zhvillimin e platformave për grupe të margjinalizuara.

· Njohuri mbi standardet e qasshmërisë dhe dizajnit gjithëpërfshirës.

· Njohuri mbi mbrojtjen e të dhënave personale.

  • Dëshmi për krijimin e Platformave të ngjashme

5. Koha e angazhimit

Konsulenti do të angazhohet për një periudhë dhjetë ditore me anë të një kontrate për shërbim nga FKAK. Në kontratë do të përcaktohen në mënyrë specifike pikat të cilat nuk janë të përfshira në këtë dokument.

6. Mënyra e Pagesës:

Pagesa do të bëhet në bazë të kushteve të përcaktuara në kontratën e shërbimit që do të përgatitet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar e do nënshkruhet nga i/e angazhuari/a. Pagesa do të realizohet përmes transaksionit bankar në valutën Euro. Pagesa do të bëhet pas përfundimit me sukses të angazhimit.

7. Dokumentet dhe procedura për aplikim:

  • Dëshmi ligjore të regjistrimit të subjektit
  • Dy referenca
  • Dokumente të cilat dëshmojnë përvojën në krijimin e platformave të ngjashme
  • Propozimi financiar
  • Deklaratë nën betim se të dhënat e dorëzuara janë të vërteta

8. Aplikimi

Aplikacionet dorëzohen në emailin: prokurimi@kdf-ks.org me subjektin

Termat e Referencës për përzgjedhje të: Kompani/Ekspert për Zhvillimin e një Platforme Online për Regjistrimin e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Grupin avokues të fëmijëve me aftësi të kufizuara “Zëri Ynë”.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit tuaj është data: 20.06.2025 ora 16:00