-thumbnail.jpg)
Republika e Kosovës
Republika Kosova - Republic of Kosovo
Qeveria - Vlada – Government
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve - Ministarstvo Finansija, Rada i Transfera – Ministry of Finance, Labour and Transfers
Kërkesë për Shprehje të Interesit
Data: 09 Tetor 2025
Shteti: Kosova
ID e Projektit: P171098
Ref. Nr: SAS.1.1.ICS.010B
Emri i Kredisë së Bankës Botërore: Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale në Kosovë
TERMET E REFERENCËS
Angazhimi i 50 punonjësve për monitorim
SFONDI
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në Republikën e Kosovës është duke zbaton një pilot projekt për reformën e asistencës sociale. Qëllimi i projektit është të përmirësojë drejtësinë dhe përshtatshmërinë e rrjetit të sigurisë sociale në Kosovë. Përmirësimi i drejtësisë do të përfshijë përzgjedhjen e përfituesve të SAS-it bazuar në statusin e varfërisë, ofrimin e përfitimeve më të përshtatshme – përfshirë rritjen e përfitimit për kokë banori për familjet më të mëdha – dhe sigurimin që përfituesit që janë të aftë për punë të përfitojnë nga masat e aktivizimit.
Për të siguruar që familjet më të varfra të përfitojnë nga asistenca sociale, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të monitorojë vizitat që zhvillohen në terren. Në këtë drejtim, MFPT synon të punësojë 50 punonjës për monitorim.
QËLLIMI I ANGAZHIMIT
Qëllimi kryesor i këtij angazhimi është të sigurojë që përzgjedhja e familjeve përfituese nga projekti pilot i SAS të bëhet në mënyrë të drejtë dhe meritore. Duke qenë se ky është një pilot projekt, monitorimi i vizitave në terren konsiderohet i domosdoshëm për të eliminuar gabimet e mundshme në procesin e vlerësimit.
FUSHËVEPRIMI
Punonjësit e monitorimit do të:
- Përfundojnë trajnimin paraprak për objektivat e projektit SAS dhe qëllimin e vizitave në terren të Pilot Projektit;
- Marrin pjesë aktive në takime (online apo fizikisht);
- Marrin listat e vizitave dhe caktojnë oraret për to;
- Zhvillojnë vizita shtëpiake dhe bëjnë pyetje familjeve lidhur me standardin e tyre të jetesës;
- Përgatisin raporte të detajuara nga terreni për të dokumentuar procesin e monitorimit;
- Ndihmojnë në shpërndarjen e informacionit të saktë për qytetarët në lidhje me Pilot Projektin;
- Mbajnë shënime dhe raportojnë aktivitetet sipas kërkesës dhe udhëzimeve të caktuara;
- Kryejnë çdo detyrë tjetër të lidhur me përshkrimin e punës, sipas kërkesës së mbikëqyrësit; dhe
- Nënshkruajnë një marrëveshje që përmban udhëzime etike dhe pritshmëri profesionale për të siguruar standarde të larta të profesionalizmit gjatë vizitave në terren.
REZULTATET E PRITURA
Kandidatët do të kërkohen të dorëzojnë raporte sipas kërkesës, duke përfshirë të gjitha informacionet përkatëse lidhur me vizitat në terren, sipas kërkesave të Projektit.
KOHËZGJATJA DHE PAGESA
Angazhimi pritet të zgjasë 6 muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për gjashtë muaj të tjerë. Punonjësit e monitorimit do të paguhen në baza mujore me 500.00 euro bruto (përfshirë kontributet pensionale dhe taksat). Punonjësit e monitorimit do të jenë të angazhuar me orar të plotë dhe do të caktohen në komunat përkatëse ku do të kryejnë vizitat. Pagesa mujore do të bëhet sipas shumës së dakorduar para nënshkrimit të kontratës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
Kandidatët duhet të plotësojnë profilin dhe specifikimet në vijim:
- Diplomë universitare në punë sociale, psikologji, sociologji ose fusha të ngjashme;
- Njohuri të mira të njërit nga gjuhët zyrtare të punës në komunën përkatëse (shqip ose serbisht);
- Pasja e patentë-shoferit të vlefshëm;
- Së paku një (1) vit përvojë pune në përgjithësi dhe përparësi ka një (1) vit përvojë pas diplomimit në fushën përkatëse;
- Një letër rekomandimi nga punëdhënësi i mëparshëm që vërteton integritetin profesional dhe etikën e punës;
- Dëshmi për licencë në fushën e shërbimeve sociale ose proceseve të monitorimit (preferohet);
- Përvojë e mëparshme në monitorim dhe vlerësim (preferohet);
- Përvojë e dëshmuar në sektorin e asistencës sociale dhe shërbimeve sociale (preferohet).
RAPORTIMI DHE DETYRIMET
Punonjësit e monitorimit do të raportojnë çdo muaj tek Komisioni Zbatues brenda Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe tek Njësia Koordinuese e Projektit (NKP). Ata do të ndajnë të gjitha informacionet përkatëse me kërkesë.
KRITERET E VLERËSIMIT
Përshkrimi | Pikët |
---|---|
Kualifikimet e përgjithshme | 40 pikë |
Përvoja në detyra të ngjashme | 60 pikë |
Totali | 100 pikë |
Vëmendja e kandidatëve të interesuar tërhiqet tek Seksioni VII, paragrafët 7.34, 7.35, 7.36 dhe 7.37 të “Rregullave të Prokurimit për Huamarrësit e IPF” (korrik 2016) të Bankës Botërore, që përcaktojnë politikat e Bankës Botërorë lidhur me konfliktin e interesit. Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet sipas metodës së Konsulentëve Individualë (IC), brenda kornizës së përshkruar në Rregullat e Prokurimit dhe në përputhje me kriteret e mësipërme të vlerësimit.
Për më shumë informacion, kandidatët mund të kontaktojnë në adresën e mëposhtme gjatë orarit zyrtar (08:00–16:00).
Shprehjet e interesit duhet të dorëzohen në version elektronik (me email) deri më 24 tetor 2025, ora 16:00, dhe duhet të përfshijnë:
- CV;
- Dëshmi të kualifikimeve (diploma dhe certifikata);
- Letër motivimi (maksimum një faqe, duke treguar gjithashtu rajonin e preferuar për angazhim);
- Dëshmi për përvojë pune (referencë, kontratë, apo deklaratë besueshmërie);
- Kopje të patentë-shoferit.
Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale në Kosovë (SAS)
Njësia Koordinuese e Projektit – NKP
Sheshi “Edit Durham” nr. 46, Prishtinë
Ish-ndërtesa e Kino Armatës,
Kati I, zyra nr. 107, 10 000 Prishtinë, Kosovë
E-mail: [email protected]