Koral Korporation Sh.P.K, Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.
Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation Sh.P.K shpall,
Konkurs publik
Kryedepoist (1 pozitë)
Detyrat dhe kriteret:
- Udhëheq me stafin dhe organizon punën në depo;
- Bën pranimin e mallit;
- Bën shkarkimin dhe ngarkimin e mallit;
- Bën strehimin renditjen racionale të mallit;
- Organizon mallin në depo;
- Kontrollon mallin sipas sasisë;
- Bën kontrollin vizual të mallit;
- Pranon porositë dhe përgatit mallin për liferim të mëtutjeshëm dhe për transport;
- Planifikon hapësirën për stoqet;
- Racionalizon hapësirën dhe zvogëlon shpenzimet;
- Kontrollon temperaturat në depo;
- Ben vlerësime periodike dhe sipas nevojës tё vartësve tё vet;
- Është përgjegjës pёr pastërtinë brenda dhe rreth depos;
- Kryen edhe punë tjera sipas me kërkesë të eprorit
Kualifikimet e kërkuara:
- Minimum shkolla e mesme e përfunduar. Posedimi i diplomes se fakultetit do te konsiderohet perparesi;
- E obligueshme të ketë se paku 3 vjet përvoje pune ne kete lami;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit në të folur dhe në të shkruar;
- Tё jetë sistematik, analitik dhe i besueshëm;
- Tё jetë nё gjendje tё motivoj veten dhe tё tjerët;
- Obligative patentë shoferi – minimum kategoria B.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected]
Pas përzgjedhjes fillestare nga kandidatët potencial mund të kërkohet vërtetimi që nuk është nën hetime.
Vendi i punës: selia e kompanisë – Fushë Kosovë.
Konkursi është i hapur deri më 10.11.2023, në orën 17.
Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!