business

Ekspert për çështje ligjore dhe monitorim

  • star Publikuar: 13-06-2023
  • star Skadon: 20-06-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 20789

Në bazë të Ligjit Nr. 06/L – 114 për zyrtarët publikë, Neni 34 (2 dhe 3) dhe Rregullores (QRK) NR. 16/2020 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, Nenet: 7 dhe 9, Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik shpall:

Konkurs

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit: Specialistë të Prokurimit Publik

Institucioni: Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik

Nr. i Referencës : RN00011710

Kodi : RPC0005318

Data e njoftimit : 23.05.2023

Afati për aplikim: 13.06.2023 - 20.06.2023

Përshkrimi i përgjithshëm i punës:

  • Ne koordinim me mbikëqyrësi i drejtpërdrejtë harton planin e punës dhe afatet për realizimin e objektivave te punës ;
  • Kryen detyra specifike sipas kërkesës në fushën e prokurimit publik në përputhje me legjislacionin në fuqi për prokurimin publik brenda afateve kohore të caktuara;
  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin analizon dhe vlerëson realizimin e objektivave dhe planit të punës të departamenti dhe harton raporte mbi progresin e arritur si dhe rekomandon përmirësime nëse kërkohen;
  • Bën hulumtime dhe analiza sipas kërkesës dhe kontribuon në hartimin e rekomandimeve për shqyrtim nga nivelet më të larta;
  • Ofron këshilla për stafin e nivelit më të ulët brenda njësisë organizative për ekzekutimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre;
  • Bashkëpunon dhe konsultohet per punën me njësitë tjera brenda KRPP-se dhe komunikon sipas nevojës me autoritetet e jashtme ;
  • Merr pjesë në grupe punuese në fushën e Prokurimit kur kërkohet një gjë e tillë; • Përgatit indikatorët statistikor per prokurimpublik ;
  • Kryen çdo detyrë tjetër në fushën profesionale specifike të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe për të realizuar objektivat e Departamentit të Monitorimit .

Kërkesat e përgjithshme për pranim:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.

Kërkesat e përgjithshme formale:

  • Diplomë/a e arsimit të lartë më së paku 3 vite të studimeve në shkencat juridike , ekonomike ,administrate publike .
  • Së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  • Certifikatë per prokurim publik ( preferohet ) .
  • Certifikatë te gjuhes angleze (preferohet ) .
  • Certifikatë per programe statistikore( preferohet ) .

Kërkesat (Njohuri, Aftësi dhe Cilësi) e përgjithshme të nevojshme:

  • Njohuri të thellë dhe të specializuara në fushën e prokurimit publik;
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësit;
  • Njohuri të gjera të fushës, të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike;
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës;
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale;
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar;
  • Njohja e gjuhës angleze (preferohet ) .

Pozitat aktualisht të lira:

KodiNr. i Referencë sTitulli i pozitësKlasa e pozitësKoeficientiInstitucioni

Organizata /

Vendi i punës

Nr. i kërkuar
RPC0004563RN000109 07Ekspert për çështje ligjore dhe monitorimProfesional 18KomisioniRregullativ për Prokurim PublikDivizioni për Analizë dhe Statistikë / Prishtinë

1

Mënyra e aplikimit

Përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:

  • Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit
  • Kopjet e dëshmisë së trajnimeve

Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:

  • Testimi me shkrim
  • Vlerësimi i biografisë
  • Intervistë

Fusha e njohurive, cilësive dhe aftësive që do të vlerësohen:

  • Njohuri ne përgatitjen e indikatorëve statistikor .
  • Njohuri ne hulumtimin dhe analiziimn e te dhenave.
  • Njohuri te gjera e te thellate legjislacionit ne fuqi, sidomoste Ligjit per Prokurim Publik.
  • Shkathtësi në komunikim planifikim të punës dhe udhëheqje të ekipit.
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.

Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët:

Shpallja e rezultateve përfundimtare:

  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

Komunitetet joshumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në Ligj.

Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre, gjinia më pak e përfaqësuar dhe personat me aftësi të kufizuara inkurajohet të aplikojë për pozitat e shpallura.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen